Krimineli serb: Autoritetet belge dyshojnë që një ekip malazez e kreu vrasjen e Enver Hadrit
Narko bosi i njohur serb, Kristijan Golubovic, ka folur gjerë e gjatë për lidhjet e krimit dhe UDB-së, si dhe për rekrutimin e kriminelëve, për të likuiduar për nevojat e UDB-së personalitete të papërshtatshme, transmeton ”Lajm”.
Në emisionin “Në Qendër” të gazetarit maqedonas Vasko Eftov, Golubovic ka folur edhe për likuidimin e veprimtarit të njohur shqiptar, Enver Hadri, për të cilin kanë qarkulluar informacione se është vrarë nga dega malazeze e UDB-së.
Ai ka përmendur Jusa Beliqin si ndërmjetës mes nëntokës dhe UDB-së, i cili u ka caktuar kriminelëve “aranzhmane” për likuidim të personaliteteve. Golluboviq në këtë emision ka pranuar se ka pasur ofertë për një “aranzhman” për likuidimin e Hadrit, të cilën e ka refuzuar.
Ai shton se autoritetet belge i kanë ofruar statusin e dëshmitarit të mbrojtur për të dëshmuar kundër njëfarë malazezi me emër Veselin Vukotic, si autor i vrasjes së Hadrit.
“Nuk dihet saktë prej kujt është vrarë. Ata (autoritetet belge v.r.) dyshojnë në një ekip malazez. Prokuroria e Belgjikës më ka lutur mua që të jem dëshmitar i mbrojtur dhe ta them këtë që po ua them juve në këtë emision dhe (për vrasjen e Hadrit) të akuzoj njëfarë Veselin Vukotiqi, malazez, të cilin asnjëherë në jetë nuk e kam takuar. Ai ishte arrestuar në Spanjë dhe më pas është transferuar në Belgjikë.
Prokurorët belg erdhën në Serbi më nxorën nga burgu dhe më dërguan në Pallatin e Drejtësisë, ku më thanë: Ne e dimë që ai është autori i vrasjes, ju duhet vetëm ta konfirmoni. Si ta konfirmoj kur unë nuk e njoh atë njeri, ishte përgjigja ime”, ka deklaruar Golluboviq.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=zPZg0b1JdU8&feature=emb_title