fbpx
Lajme

Lirak Çelaj tregon nëse është pajtuar me Kadri Veselin, pasi që mbrëmë u pa afër tij në Podujevë

Më 15 mars mbahen zgjedhjet për kryetar të Podujevës pas dorëheqjes së Agim Veliut i cili vazhdoi karrierën politike si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës.

Partitë politike kanë kandidatët e tyre me te cilët synojnë ta marrin pushtetin në komunën më të madhe gjeografikisht në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kandidon në këto zgjedhje me Naim Fetahun për kryetar.

Në një tubim të organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës, mbrëmë në Podujeë, ka marrë pjesë edhe Lirak Çelaj, kritik i fuqishëm në PDK, pas emërimeve që kishin buruar nga Konvetna Zgjedhore e kësaj partie.

Përmes disa shkrimeve të publikuara, Çelaj ka shkruar një varg pretendimesh që në PDK nuk ka ndodhur ngritja e anëtarëve në mënyrë meritore, duke i dalë kundër emërimeve të reja si në Kryesi ashtu edhe në Këshill Drejtues.

Kjo prani e Çelajt në tubimin e PDK-së ka dhënë sinjale se ai është pajtuar me PDK-në apo ekziston ndonjë arsye tjetër e prezencës së tij në këtë tubim.

Ballkani.info ka kontaktuar me Lirak Çelajn i cili dha sqarimin e tij në lidhje me kritikat ndaj PDK-së, por edhe prezencën në Podujevë në kuadër të fushatës zgjedhore.

“Unë nuk jam larguar asnjëherë nga PDK-ja, kam shkuar në Podujevë për ta mbështetur mikun dhe bashkëluftëtarin tim, Naim Fetahun. Unë i qëndroj mbrapa çdo fjale që kam thënë dhe mendoj që gjendja në PDK nuk ka shkuar duke u përmirësuar, përkundrazi ka vazhduar në të njëjtën formë”, tha Çelaj për Ballkanin.info.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i humbi zgjedhjet e 6 tetorit pas 12 viteve të qëndruarit në pushtet.

Kryetari i këtij subjekti, Kadri Veseli, pranoi rezultatin zgjedhor menjëherë pasi u shpallën rezultatet e para. /Ballkani.info/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close