fbpx
Lajme

Ndarja e ‘kulaçit’ qeverisës nxjerr detaje qesharake nga negociatat Kurti-Mustafa. Unë i pari, jo unë i pari!

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti, ka treguar detaje rreth negociatave për marrëveshjen e koalicionit me Isa Mustafën, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurti tregon se si ngecën bisedimet, kur të dy filluan të flasin për pozita qeveritare.

Kurti ka thënë se në fillin e bisedimeve, Mustafa ka thënë se duhet të zgjedhë i pari një ministri.

“Në fillin e bisedimeve Mustafa ka thënë se duhet që ai të zgjedhë i pari. Unë i thash që të parët duhet të zgjedhim ne. Ai tha se duhet të zgjedhë i pari, i thash jo unë duhet të zgjedh i pari. Tha jo unë i pari, tha jo unë i parë. E pyeta se a keni ndonjë ide se si të dalim nga kjo, tha jo nuk kam ndonjë ide. Nuk e di, tha unë duhet me zgjedh i pari”, është shprehur Kurti në RTK.

Më tej, Kurti ka treguar se i ka propozuar kreut të LDK-së që të veprojnë sipas lojës në tenis, ku i pari do të bënte vetëm një zgjedhje, pastaj i dyti do të bënte dy. Edhe pas kësaj, lideri i VV-së thotë se Mustafa donte të zgjedhtë i pari.

“Pa më dëgjuar deri në fund, tha unë po zgjedhi i pari”.

Kurti ka treguar gjithashtu se në vitin 2018 i kishte propozuar Mustafës një qeveri 4+4.

“Një vit përpara në 2018 i kam thënë Mustafës ta bëjmë një qeveri 4+4”.

Tutje, Kurti ka thënë se nuk mund t’i japë LDK-së më shumë se që i ka jep populli.

“Unë nuk mund të të jap në tavolinë më shumë se që të ka jep populli”. /Ballkani.info/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close