fbpx
Lajme

Si ra në pritë Kadri Veseli gjatë luftës dhe si i bleu nënës së veteranit çokollata

Ish kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, z. Bedri Islami, ka treguar dy rrëfime interesante për luftëtarin dhe njërin ndër themeluesit e UÇK-së z. Kadri Veseli. Ai ka treguar se si kanë rënë në pritë gjatë luftës dhe si menjëherë pas ngjarjes i bleu disa çokollata nënës së një veterani të UÇK-së, transmeton EPILOGU.

Sidoqoftë unë desha të sjell dy momente nga jeta e tij gjatë luftës:

Ishim në Zvicër kur e telefonuan nga Kosova dhe besoj se ajo bisedë duhet të jetë e regjistruar, sigurisht nga shërbime të tjera. Zvicra kishte asaj kohe prokurore të përgjithshme Karla del Ponte, njërën ndër kundërshtaret më të thekura ndaj luftës çlirimtare në Kosovë, që, për shpirt, do e kishte nxjerrë jashtë ligjit gjithë Ushtrinë Çlirimtare.

Telefonata mes Kadriut dhe tjetrit diku larg po bëhej e ashpër dhe, në një moment, Kadriu i tha se, asnjë qime floku nuk duhet t’i preket njerëzve që nuk kanë lidhje me luftën, qytetarëve të zakonshëm sebë apo të cilësdo do kombësi qofshin. Zëri matanë ngulte këmbë, diçka kishte ndodhur, biseda po zgjatej, deri në monetin kur Kadriu i tha shkurt; nëse ndodh diçka, edhe më e vogla qoftë, do të përgjigjesh. Mbaje mend, shtoi në fund!

Në muajt e parë të luftës, Kadri Veseli me një grup shokësh, pikërisht në Rahovec, ranë në një pritë serbe. Prita është gjithnjë e papritur. Luftëtarët morën qëndrimin e tyre dhe iu përgjigjën policisë serbe. Për disa minuta kishte krisma pafund armësh dhe pastaj gjithçka u qetësua.

Nuk kishte të dëmtuar. Aty afër ishte një dyqan i vogël ushqimor, i bërë gjithë vrima nga plumbat e një dite tjetër. Kadriu u fut brenda dhe bleu disa çokolata. Bashkëushtari i tij e pyeti se çfarë i duhen,pikërisht tani, kur sapo shpltuan nga prita.

Kadriu iu përgjegj:

-E njeh nanën e Lahi Brahimit? E kemi lodhë nanën, tash e parë në shtëpinë e saj, shtro e mbulo, e kurrë një herë nuk i çuam një diçka të vogël. Është nanë dhe e bën me shpirt, por mendova një herë t’i çojmë diçka të ëmbël…  dhe qeshi, sikur të kishte plotësuar një dëshirë të herëshme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close