Lajme
“Në kohën kur Thaçi ishte kryeministër pagat e Policisë u rritën, në Qeverinë Kurti ata po luftojnë për mbijetesë”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës, pagat e policëve ishin rritur nga 247 euro në 589 euro.
Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tash Policia e Kosovës po lufton për mbijetesë.
“Në kohën kur z.THAÇI ishte Kryeministër i Kosovës pagat e Policisë së Kosovës nga 247€ u bënë 589€. Pra pati ngritje të pagës 139% për Policinë e Kosovës. Sot Policia e Kosovës po lufton për mbijetesë ku po thuajse secili nga ta detyrohet të bëjë punë sekondare për ta mbajtur familjen”, ka shkruar Musliu.