fbpx
Lajme

Në Meksikë gjenden 50 trupa të copëtuar të njerëzve, deri më tani janë identifikuar 13

Është konfirmuar që pjesët e trupave të gjetur gjatë muajit të kaluar në një fermë jo larg qytetit Guadalahara, i përkasin 50 personave të zhdukur, kanë njoftuar autoritetet meksikane në Halisko.

Pas hetimeve të kryera është konfirmuar, se bëhet fjalë për gjymtyrët e të paktën personave që janë copëtuar dhe futur nëpër thasë të najlonit, transmeton Telegrafi.

Deri më tani janë identifikuar 13 persona – një femër dhe 12 meshkuj. Besohet se bëhet fjalë për viktimat që kanë lidhje me luftërat mes narko-kartelëve, por pas identifikimit të gjithëve do të mund të precizohet se deri ku kanë shkuar hetimet.

Kjo zonë në veriperëndim të Meksikës është “çerdhe” e kartelit Halisko New Generation, lideri i të cilës është Nemesio Osegura Servasntes i njohur si El Mencho që gjithashtu e quajnë si El Chapo i ri.

Ndryshe kjo është vetëm një nga shumë varreza tjera masive të cilat janë zbuluar në rajonin e Guadalahara. Në qershor janë zbuluar 21 trupat të pajetë në një oborr, kurse dy muaj më vonë 34 tjerë derisa po kryheshin punimet në dy prona private.

Kujtojmë që të paktën 40 mijë persona janë zhdukur nga fillimi i luftërave mes narkokartelëve nga viti 2006. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close