fbpx
Lajme

“Në Skënderaj nuk ka pasur komunë paralele”, komunikata e Policisë së Kosovës e cila e nxjerr në rrenë Hajrulla Çekun

Gjatë ditës së djeshme, disa qytetarë të Skënderajt, protestuan kundër kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit.

Pas kësaj proteste spontane, ka reaguar ashpër ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, duke i fyer qytetarët e Drenicës, por edhe duke gënjyer publikisht.

Ai gënjeu publikisht duke thënë se në qytetin e Skënderajt kishte komunë paralele të Serbisë.

“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje”, tha ndër të tjera Hajrulla Çeku.

Këtë pretendim të rremë e demanton komunikata e Policisë së Kosovës e datës 16 tetor 2024.

Policia e Kosovës kishte treguar se në qytetin e Skënderajt nuk kishte komunë paralele, por ajo ishte në Mitrovicën e Veriut.

“Sot, me datën 16.10.2024, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajit”, thuhej në komunikatën e policisë së Kosovës.

Protesta spontante e ditës së djeshme ishte si reagim ndaj braktisjes së qytetit të Skënderajt nga Qeveria Kurti për një mandat të tërë.

Pas vërshimeve masive, Qeveri Kurti ishte kujdesur që t’i ndajë 200 mijë euro për vërshimet në Bosnje, por as edhe një cent nuk e kishte ndarë për qytetarët e Skënderajt. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close