fbpx
Lajme

“Fadil Nura fiton pa balotazh, për asamble PDK fiton 68%, Lista e Bekim Jasharit 32%”

Zgjedhjet janë afruar. Poashtu, diskutimet dhe analizat për to nuk janë duke munguar. Sondazhe të ndryshme janë duke u publikuar. Por, një të tillë e ka shpalosur Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së z. Abelard Tahiri në emisionin Pressing.

Ai ka treguar se në Skënderaj, Fadil Nura fiton pa balotazh dhe shkon në 55%, ndërsa për asamble komunale, PDK e thellon diferencën edhe më shumë dhe shkon në 68%. Ai ju ka referuar matjeve të fundit të opinionit publik.

Poashtu, edhe Kryetari Memli Krasniqi duke ju referuar disa sondazheve ka thënë se PDK dhe kandidati i saj z. Fadil Nura do të fitojnë pa balotazh.

Në Skënderaj deri më tani kemi tre kandidatë; Bekim Jashari, Fadil Nura dhe Sokol Halili.

Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe LDK janë duke e përkrahur kandidaturën e z. Bekim Jashari.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close