Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në ora 16:00. Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi për media.
Në rendin e ditës për seancën e radhës së Kuvendit është paraparë fjala e presidentit Hashim Thaçi ndaj deputetëve të Kuvendit, si dhe si pikë e dytë është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2018.
Këto janë pikat:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancat plenare të radhës:
2.1. R e n d i i d i t ë s
Adresimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij, zotëri Hashim Thaçi, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.
2.2. R e n d i i d i t ë s
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.