Nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës palramentare.
Në mesin e pikave të rendit të ditës që do të diskutohen në të janë shqyrtimi i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale, raportit vjetor të Avokatit të Popullit si dhe atij të Fondit të Kursimeve pensionale.
Ky është rendi i ditës
1 Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2 2. Koha për pyetje parlamentare,
3 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
5 5. Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
6 6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
7 7. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,
8 8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
9 9. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.