Nexhmije Hoxha: Vdekja e Titos, ngjitja e Millosheviçit dhe kuislingët Rugova e Bukoshi
2015: Në këtë pjesë të tretë dhe të fundit të rrëfimit të Nexhmije Hoxhës flitet për situatën në Kosovë në vitet ’80 dhe 90 dhe si ndiqej ajo nga Tirana zyrtare.
Në ditët e fundit të Titos, Enver Hoxha tha “Sikur të rronte edhe nja dy vjet…”. Çfarë ndodhi pas vdekjes së Titos dhe rritja e vetëdijes kombëtare e rinisë dhe inteligjencies kosovare.
Si e ka përjetuar Nexhmije Hoxha grevën e minatorëve të Trepçes në vitin 1989 dhe më pas veprimtarinë në rritje të UÇK-së. Letërkëmbimet dhe thirrjet e autores drejtuar miqve të saj për të mbështetur UÇK-në dhe pse i quan Rugovën dhe Bukoshin “kuislingë të rinj”.
Në këtë dossier jepen të përmbledhura këto qëndrime, por në librin e saj ‘Kosova e lirë’ këto qëndrime dalin më qartë dhe ilustrohen me faksimile të letërkëmbimit të saj, jepen pjesë ditari që botohen për herë të parë si dhe përshtypje udhëtimesh e takimesh që ajo ka bërë, në Itali, Francë, Belgjikë etj, pasi doli nga burgu në vitin 1997.
Nga Nexhmije Hoxha
Erdhi një kohë që edhe udhëheqja shqiptare e Kosovës filloi të dërgojë mesazhe në Tiranë: “T’i përmirësojmë marrëdhëniet tash që është gjallë Titoja, se pas vdekjes së tij nuk dihet ç’bëhet”. Kjo mund të na lërë të kuptojmë, – shënon në ditar Enveri, – se pas Titos “ne kosovarët asnjë besim s’mund të kemi te serbët”. Dhe kishin të drejtë.
Në fakt, edhe Enveri mendonte kështu. Pavarësisht se ai, gjatë gjithë jetës së tij, demaskoi veprimtarinë antishqiptare të Titos dhe të atyre që kishte përreth, në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e gjithë shqiptarëve që jetonin në trojet e tyre në Jugosllavi, kur J. B. Tito më 1980 ishte shtruar në spitalin e Ljubljanës dhe TV italian po transmetonte komunikatat shëndetësore, Enveri tha i menduar: “Sikur të rronte edhe nja dy vjet…”. Unë nuk e ndërpreva në refleksionin që bëri, por ai parashikonte, pas vdekjes së Titos, shpërbërjen e Jugosllavisë. Për këtë, ai ka shkruar në veprat e tij. Atë e preokuponte e ardhmja e Kosovës.
Me vdekjen e J.B. Titos, në maj 1980, filloi fermentimi i gjendjes në Jugosllavi. Kriza ekonomike e vetadministrimit kishte filluar shumë kohë më parë, por në këtë kohë filluan të ndihen lëvizjet separatiste për pavarësi në Kroaci e Slloveni.
Disa fuqi, qoftë të Perëndimit apo të Lindjes, duke mos përjashtuar forcat divergjente të brendshme, menduan se kishte ardhur koha se mund të bëheshin në Shqipëri ndryshime si ato në Jugosllavi, sipas interesave të njërës apo tjetrës fuqi, sigurisht, në marrëveshje ose edhe në kontradikta me njëra–tjetrën.
Në këtë situatë të re marrëdhëniesh u ngrit në një shkallë më të lartë vetëdija kombëtare e rinisë dhe e inteligjencies kosovare. Në 10 vjet, nga fjalimi i Enver Hoxhës më 1970 në Tropojë e deri në 1980, në Kosovë u bënë hapa kolosalё që nuk ishin bërë as në 100 vjet. Gjithë ç’ishte grumbulluar në këta 10 vjet shpërtheu në demonstratat e të rinjve në pranverën e vitit 1981, me parullën “Kosova Republikë”.
Kjo thirrje, që u mbyt në gjak, tmerroi pasardhësit e Titos, Stamboliçin me shokë, babain shpirtëror të Sllobodan Millosheviçit.
Më 1982, Enver Hoxha, në një fjalim të tij u drejtohej udhëheqësve të Beogradit: “Ju nuk i merrni seriozisht fjalët tona, që janë shprehje të ndjenjave të sinqerta të popullit shqiptar. Por kjo është keq për ju. Bota do t’ju ngarkojë me përgjegjësi të rëndë. Mos luani me zjarrin, se, po filloi zjarri, do të digjeni vetë në të”.
Enver Hoxha qe patrioti dhe strategu i madh që përvijoi planet politike e ushtarake në mbrojtje të integritetit tokësor të atdheut tonë, të lirisë e pavarësisë së tij.
Më 1989, Sllobodan Millosheviçi i hoqi Kosovës edhe ato të drejta të kufizuara që i dha Kushtetuta e 1974-ës. U kthyen vitet e rënda represive, të torturave mesjetare. Gati 10 vjet pas demonstratave të vitit 1981, shqiptarët e Kosovës u ngritën përsëri dhe të bashkuar morën pjesë në Referendumin e organizuar nga përfaqësuesit e vet politikë dhe, në bazë të rezultateve unanime të votimit, shpallën Kosovën Republikë. Si ndodhi që udhëheqja serbe e Beogradit e “pranoi” këtë Republikë? Mbase nuk është e saktë të themi “e pranoi”, se zyrtarisht nuk e njohu kurrë, por e lejoi, se i duhej t’u jepte kosovarëve iluzionin se ishin të lirë të vetëqeveriseshin, veç të ”rrinin urtë”, veç të linin Millosheviçin, me Karaxhiçët, Sheshelët, Arkanët etj., të realizonin planet e tyre të zeza në Bosnjë, sa t’i vinte radha Kosovës.
Shqiptarët e Kosovës, në ditët e një lufte dhe tё mizorive të padëgjuara, që u zhvilluan në tokën dhe nё shtëpitë e tyre, përjetuan me tmerr se sa u kushtoi ky iluzion, ky mashtrim kolosal nga kuislingët e rinj, si Rugova e Bukoshi.
Po sikur të ishte gjallë Enveri, si do ta përjetonte këtë mynxyrë që ndodhi me shqiptarët e Kosovës në këtë prag të mijëvjeçarit 2000? Në dhjetë ditë një popull i tërë u dëbua nga tokat e shtëpitë e djegura, burrat nga 16 vjeç e deri në 55 vjeç i ndanë nga familjet e tyre dhe i masakruan në masë, pa kursyer edhe pleq, gra, fëmijë, duke i ndjekur edhe në eksodin e tyre biblik drejt Shqipërisë!
Por unë jam e bindur se, po të ishte gjallë Enveri, nuk do të ndodhnin këto katastrofa, nuk do të katandiseshin kështu, as Shqipëria, as Kosova…
Shpallja e Republikës së Kosovës
18 shkurt 2008
Ngjarja e jashtëzakonshme që solli 17 Shkurti është një ngjarje që të ngarkon me emocione shumë të forta, duke përkujtuar gjithë ata bij të kombit shqiptar, që me pushkë e penë luftuan gjithë jetën për një Shqipëri të bashkuar, të lirë e të pavarur.
Nder e lavdi të gjithë këtyre, që nga Skënderbeu me luftëtarët e tij, nga Isa Boletini e Abdyl Frashëri e gjithë Rilindësit tanë, nga Ismail Qemali me gjithë luftëtarët e Vlorës e të gjithë krahinave të Shqipërisë për Pavarësinё e vitit 1912, nga partizanët e luftëtarët e tjerë atdhetarë e antifashistë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, deri te luftëtarët e UÇK-së, me komandantin legjendar Adem Jashari e gjithë ata të rinj, burra e gra dëshmorë, që dhanë jetën e gjakun e tyre në demonstrata e burgje, të torturuar, të masakruar a të zhdukur nga forcat barbare paramilitariste të Sllobodan Millosheviçit dhe pasuesit e tij.
17 shkurti i vitit 2008 do të mbetet brez pas brezi në zemrat e gjithë shqiptarëve dhe i shkruar me germa tё arta në radhën e datave më të shquara të historisë së kombit shqiptar, që nga çlirimi i Krujës, Lidhja e Prizrenit, dita e ngritjes së Flamurit kombëtar në Vlorë, më 1912, dhe çlirimi i Shqipërisë nga pushtimi nazifashist, më 29 Nëntor 1944.
Jam e lumtur që ia arrita kësaj dite, ta shoh Kosovën të jetë e lirë dhe e pavarur nga sundimi i egër i Serbisë naziste e antishqiptare.
Në Bruksel, maj 1998
Nё prill tё vitit 1998 mё erdhi ftesё nga Partia e Punёs sё Belgjikёs. Mora pjesё si e ftuar nderi nё mitingun e 1 Majit, nё Bruksel, ku mё pritёn shumё ngrohtё.
Nё fjalёn time, unё bёra thirrjen pёr tё mbёshtetur Luftёn e shqiptarёve tё Kosovёs kundёr masakrave tё paraushtarakёve serbё tё Millosheviçit.
Gjatё kohёs sё luftimeve nё Kosovё, unё, duke qenё nё burg, nuk isha nё dijeni se nё forcat e majta nё Perёndim, ku pёrfshiheshin dhe ato komuniste, diskutohej shumё nёse Lufta e shqiptarёve tё Kosovёs dhe e UÇK-sё ishte e drejtё ose jo.
Kjo Çёshtje u bё objekt debati nё Seminarin ndёrkombёtar tё partive komuniste, nё Bruksel, qё u hap mё 2 maj 1998. Nё tё merrnin pjesё parti komuniste nga tё gjitha kontinentet, kryesisht, nga Afrika dhe Amerika e Jugut. Me rastin qё isha nё Bruksel, u ftova dhe unё, pavarёsisht se nuk bёja pjesё nё ndonjё grup a parti Komuniste ose tё Punёs, qё u krijuan nё Shqipёri pas vitit 1990.
Nё fjalёn time, pёrveç paraqitjes sё gjendjes nё Shqipёri, njё vend me rёndёsi i dhashё gjendjes katastrofike qё po ndodhte me masakrat e Sllobodan Millosheviçit kundёr shqiptarёve tё Kosovёs, kundёr familjeve tё tyre, duke pushkatuar nё masё burrat e djemtё e tyre dhe duke i hedhur nё varre masive.
Fjalёs sime iu kundёrvu delegatja e PK Greke (e Paparigës) duke e quajtur Luftёn e shqiptarёve tё Kosovёs tё padrejtё kundёr Serbisё “Socialiste”, e drejtuar nga “socialisti” Millosheviç. Unё vazhdova tё debatoj me tё mbi Luftёn e drejtё tё shqiptarёve tё Kosovёs, tё cilёt qё prej njё shekulli po vuajnё nёn zgjedhёn serbe.
Nё kёto ujёra ishte dhe Partia e Punёs sё Belgjikёs. Aty u njoha me pikёpamjet e njёrit nga udhёheqёsit e saj kryesorё, filozofi e publicisti Collon, tё shprehura nё njё libёr voluminoz, pёr Serbinё “Socialiste” e S. Millosheviçin, qё e quante po ashtu, “socialist”, libёr qё u nda nё Seminar. Ky qёndrim i PP Belge u duk edhe nё mosbotimin e fjalёs sime qё mbajta nё seminar nё mbrojtje tё Luftёs sё drejtё tё shqiptarёve tё Kosovёs. Pёr kёtё arsye, unё pёrmblodha pikёpamjet e mia nё njё artikull, qё ia dhashё gazetёs “Solidaire”, tё asaj partie, por qё edhe atё nuk e botuan. Gjatё qёndrimit tim nё Bruksel, erdhёn mё takuan disa nga shqiptarёt emigrantё tё Kosovёs. Ndonjёri mё ftoi pёr vizitё nё familje.
Shansi historik për Kosovën
Letër dërguar shokëve të “Kolektivit Eugene Pottier”, Michele Falce, Bruno Morand, Suzanne Marty
Tiranë, 30 qershor 1999
… Këto ditët e fundit kanë ndodhur ngjarje tё rёndёsishme: serbët u detyruan të tërhiqen nga Kosova dhe shqiptarёt e Kosovës, tё shpёrngulur me forcё, mund të kthehen në tokën e tyre të lindjes dhe në shtëpitë e tyre (fatkeqёsisht të djegura dhe të hedhura në erë). Prandaj e gjej të tejkaluar të diskutojmë mbi rolin e NATO-s për Çlirimin e Kosovës. Sigurisht, për shqiptarët, ky ishte një shans historik për çlirimin e Kosovës nga shtypja shekullore e serbëve.
Pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe tё aleatëve të tyre të Europës së Bashkuar dhe pa luftën vendimtare të UÇK-së, e mbështetur nga të gjithë shqiptarët, krimineli i luftёrave dhe i masakrave në Jugosllavi, Sllobodan Millosheviç, nuk do të mundej.
Por pas kryerjes së këtij hapi të parë historik, shqiptarët e Kosovës gjenden përpara vështirësive të mëdha për të rindërtuar jetën e tyre normale dhe sipas aspiratave të tyre. Që në ditët e para filluan komplikacionet me rusët, serbët, çarmatosja e UÇK-së dhe shumë të tjera, që mund të imagjinohen për të ardhmen.
Tani, përpara të gjithëve duken qartë kontradiktat midis forcave politike, ekonomike dhe ushtarake të Fuqive të Mëdha.
Bashkëngjitur me këtë letër për ju, po ju dërgoj, pёr t’u njohur, dy tekste të miat, qё ua kam dёrguar shokëve të tjerë, qё nuk ishin dakord me ndёrhyrjen e NATO-s kundёr Serbisё:
Ai në frëngjisht u adresohet, në radhë të parё, disa shokëve të huaj që jetojnë dhe punojnë legalisht në Francë ose rreth saj si emigrantё politikё, të cilët donin të dinin qëndrimin tim mbi NATO-n dhe mbi luftën kundër Serbisë. Ndërkohë, unë mora një tekst nga miky ynё P. Kessel mbi të njëjtën çështje, kështu që i dërgova dhe një kopje atij, duke iu lutur që t’ju dërgojë një kopje edhe juve.
Mora, gjithashtu, dhe një tekst nga “Qendra Lenin-Gramshi”, që bën pjesë në Partinë Komuniste (Rifondazione) të Italisë. Të gjithë pjesёmarrësit e kësaj Qendre janë miq të mi, që kanë bërë të njëjtat aktivitete si ato të Komitetit tuaj në Francë për lirimin tim nga burgu. Të gjithë janë miq të lidhur shumë me Shqipërinë, me emrin dhe veprën e Enver Hoxhës. Qëndrimet e tyre, nё kёtё tekst, për Serbinë, për çështjen kombëtare të Kosovës, pёr mohimin e të drejtave të popujve të vegjël për të luftuar për çlirim dhe pavarësi, demonstrimi i tyre me slogane të njëanshme, madje, edhe të gabuara, tregojnë që disa grupe ose parti kanë një vizion skematik për botën e sotme dhe për realitetin në vende dhe rajone të ndryshme. Shumë nga ata kanë të njëjtin pozicion si qeveritë e tyre, si në Itali, Greqi dhe Rusi.
Po ju bashkangjis edhe letrën time dërguar shokëve italianë, përmes së cilës ju mund të njihni më tepër pikёpamjet e mia pёr Çështjen e Kosovës. Teksti është në italisht, por mund të gjeni dikë t’jua përkthejë ose t’ju transmetojë përmbajtjen.
Do të jem shumë e lumtur, nëse shoku Bruno do të vijë në Shqipëri, ku mund të diskutojmë gjerësisht mbi pikёpamjet e mia. Ju do tё mund të keni të dhëna dhe informacione reale në vend mbi gjendjen në Shqipëri dhe nё Kosovë.
Ju uroj gjithë shokëve të ”Kolektivit Eugene Pottier” dhe juve, e dashur shoqe Michele, Michel-it* tuaj “tjetër”, shokut Bruno dhe Suzanne, shëndet të mirë, punë të mbarë dhe pushime të kёndshme.
Për atdhetarin e madh të kombit shqiptar, Akademikun Rexhep Qosja
Ndryshe nga Arbёn Xhaferi, prof. Rexhep Qosen, kёtё personalitet tё shquar tё Kosovёs, studiues shkencor tё letёrsisё e tё gjuhёs shqipe, e kam njohur dekada mё parё, nёpёrmjet leximeve, para viteve ‘90, sidomos pas vitit 1974, kur kufiri shqiptaro-jugosllav u hap pёr marrёdhёnie kulturore-artistike.
Nё atё kohё nё Shqipёri filluan tё vijnё botime nё seri tё Veprave tё Rilindёsve tanё tё mёdhenj, tё botuara shumё mё bukur se ato nё Shqipёri. Ndёr to edhe studime shkencore monografike tё Akademikut Rexhep Qosja, si pёr Naim Frashёrin e ndonjё tjetёr nga Rilindёsit tanё tё mёdhenj, si dhe shkrime kritike letrare-shkencore, pёr shkrimtarё e poetё tё kohёve tё mёtejshme, si pёr Asdrenin, Gjergj Fishtёn, Sterjo Spassen e ndonjё tjetёr, nga Shqipёria dhe Kosova. Nuk mund tё them se i kam studiuar gjithё kёto, por i kam shfletuar, i kam lexuar me vёmendje dhe jam njohur me thelbin e tyre.
Rastёsisht, nё njё shkrim, Nё Ditarin tim tё vitit 1989, qё botohet nё kёtё libёr, them: “…kushdo qё mundohet t’i kundёrvihet logjikёs therёse qё del nga pena e fortё e Rexhep Qoses, duket qesharak me argumente argjiloze, qё bien e bёhen pluhur e hi”. Kёto pak radhё vёrtetojnё se Rexhep Qosja, me shkrimet e tij, nuk ishte i panjohur pёr mua.
Siç del nga Ditari i tij, i viteve 1966-1974, Rexhep Qosja ka qenё disa herё nё Shqipёri, por unё nuk e kam takuar personalisht, nuk mё ka prezantuar njeri me tё.
Nё Ditarin tim, pёrveç ndonjё citimi nga leximi i kёtij ose atij libri a shkrimi, tё prof. Qoses, nuk kam shёnuar mё gjatё, pёrshtypje, vlerёsime a kritika, sepse, pёr arsye tё angazhimeve tё mia politike e familjare, nuk kisha kohё. Pёrveç kёsaj, qё nga viti 1991 e gjatё 5 vjetёve, e mbyllur nё burgjet e Sali Berishёs, isha e privuar nga leximi i librave, i shtypit dhe nga dёgjimi i radios. Gjatё kёsaj periudhe, unё dёgjova, nё takimet me fёmijёt e mi, qё ishte hartuar njё platformё pёr Bashkimin Kombёtar dhe flitej qё nga ana e Shqipёrisё do tё kryesohej nga shkrimtari e akademiku Dhimitёr Shuteriqi, kurse nga Kosova, nga akademiku Rexhep Qosja.
Mbledhja pёr miratimin e kёsaj platforme do tё bёhej nё Tiranё, por Sali Berisha e sabotoi. Edhe Kosova nuk e lejoi. Kёshtu, ajo u bё nё Stamboll. Po nuk mundёn tё marrin pjesё as Dhimitёr Shuteriqi, pёr arsye shёndetёsore, as Rexhep Qosja, ndoshta, pёr shkak tё pengesave qё i bёheshin.
Nuk di cilat qenё shkaqet qё kjo nisiativё me kuptim dhe interes tё lartё atdhetar, pёr Unitetin dhe Bashkimin Kombёtar tё Shqiptarёve, nuk hodhi shtat, nuk mori forcёn dhe hapёsirёn qё meritonte. Unё, pa ditur se ç’do tё ndodhte me tё, qё nё çastin qё e dёgjova, u diktova fёmijve tё mi njё deklaratё, ku shprehja miratimin pёr kёtё platformё dhe dёshirёn pёr t’u pranuar si anёtare e kёtij Kuvendi pёr Bashkimin Kombёtar. Se ç’u bё me kёtё nuk e di. Di vetёm qё nё vitet nё vazhdim, mё kanё ardhur, nja 2-3 herё projekte a programe pёr Bashkimin e shqiptarёve, por nuk di çfarё ёshtё bёrё me to. Intervistat nё gazeta dhe nё emisionet televizive tё Tiranёs, sidomos ato nё Top-Channel, nё emisionin “Shqip”, tё gazetares sё mirёnjohur, Rudina Xhunga, e bёnё shumё tё njohur Rexhep Qosen mes shqiptarёve tё Shqipёrisё zyrtare.
Me interes tё veçantё, ndoqёm artikujt e Akademikut kosovar nё “Gazetёn Shqiptare”, nё debat e replikё pёr probleme tё letёrsisё aktuale, tё rishikimit tё historisё, pёr ngjarje e personalitete tё historisё kombёtare.
Veçanёrisht, me rastin e 100-vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, me guximin e njё historiani objektiv, Akademiku R.Qosja, iu kundёrvu rrymёs sё historianёve partiakё, mashtrues e shtrembёrues tё ngjarjeve dhe tё figurave tё shquara tё historisё kombёtare, siç po bёnin me Shpalljen e Pavarёsisё, nё Vlorё, mё 1912, me nёnvlerёsimin e rolit tё Ismail Qemalit, me injorimin dhe mohimin total tё rolit dhe vendit tё Enver Hoxhёs nё 50 vitet e kёtij 100-vjetori, duke u munduar tё ngrenё artificialisht figurёn e Ahmet Zogut, mbretit tradhtar, qё braktisi atdheun dhe dorёzoi atё te pushtuesit fashistё italianё.
Rexhep Qosja, qe i pari qё deklaroi pse nuk mund tё injorohen roli dhe vendi i Enver Hoxhёs nё historinё e Shqipёrisё e tё kombit shqiptar, pse duhet rehabilituar figura e tij.
Akademiku Rexhep Qosja ka shkruar shumё libra me karakter politik, por unё do tё pёrmendja dy prej tyre, atё pёr Mbledhjen e Rambujesё dhe “Shqipёria e Kosova – si janё dhe si do tё duhej tё jenё”.
Nё tё parin, Qosja, si anёtar i delegacionit tё Kosovёs, nё krah tё udhёheqёsve tё UÇK-sё, del si politikan i vendosur, nё mbrojtje tё tё drejtave tё shqiptarёve tё Kosovёs dhe tё ardhmes sё saj, kundёr qёndrimit tё delegacionit serb. Shikonte me sy kritik presionin qё po i bёhej delegacionit tё Kosovёs e sidomos tё dёrguarve tё UÇK-sё tё pranonin planet e tyre, pёr tё kёnaqur edhe serbёt, duke mos pranuar parimin e vetёvendosjes dhe referendum, duke u mjaftuar me njёfarё autonomie nёn Serbinё dhe nёn mbikёqyrjen e forcave ndёrkombёtare tё Kombeve tё Bashkuara.
Pёr librin e dytё, “Shqipёria e Kosova – si janё dhe si do tё duhej tё jenё”, publicistё a studiues qё janё marrё me krijimtarinё e tij, duke komentuar rreth kёtij libri, e kanё vёnё Rexhep Qosen nё radhёn e “Rilindёsve tё rinj”.
Edhe ai vetё, nё parathёnien e librit pohon se frymёzimi pёr titullin qё zgjodhi i erdhi nga Rilindёsi i madh Sami Frashёri, qё shkroi 13 vjet para Shpalljes sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, veprёn programore “Shqipёria ç’ka qenё, ç’ёshtё e ç’do tё bёnetё?”.
Pavarёsisht tё ndonjё rezerve qё kam pasur pёr ndonjё pikёpamje lidhur me prof. Rexhep Qosen, mё shumё kёto nё plan politik, por edhe pёr krijimtarinё letrare nё Shqipёrinё socialiste, gjithnjё kam vlerёsuar sensin atdhetar dhe objektivitetin shkencor tё tij nё gjykimin e ngjarjeve dhe tё personaliteteve, qofshin politikё, shkrimtarё a shkencёtarё.
Shqiptarёt, nё Shqipёri, Kosovё, e kudo qё janё, ndihen krenarё pёr bijt e tij, idealistё tё mёdhenj dhe me kulturё tё lartё, siç janё Arbёn Xhaferi dhe Rexhep Qosja.
FUND