Nga takimi me diplomatin gjerman presidentja kujdeset që të mos shihet fotografia e Hashim Thaçit
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në takim dite më parë Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në presidencë.
Në këtë takim ishte diskutuar për disa çështje, përfshirë situatën me pandeminë COVID-19, procesin e dialogut Kosovë-Serbi e po ashtu edhe për integrimin evropian të Kosovës, me theks të veçantë liberalizimin e vizave.
Pas takimit Presidentja e shoqëroi diplomatin gjerman që të shikoi disa nga këndet që mbajnë gjëra historike në presidencës, shkruan Insajderi.
Por, nga fotografitë e postuar në profilin e saj Osmani u kujdesë që nga asnjë kënd të mos shihet fotografia e ish presidentit Hashim Thacit.
Vjosa Osmani zëri ulsën e Hashim Thacit me 4 prill të këtij vitit. Ajo arritur që në rundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës dhe gruaja e dytë presidente në Kosovë./Insajderi.org