fbpx
Lajme

Kelmendi: Riza Salihu urdhëroi vrasjen e Jusuf Gërvallës, përmend shumë detaje e debate mes tyre

Shkruan: Ibrahim Kelmendi

RIZA SALIHU URDHËRON VRASJEN E JUSUF GËRVALLËS

Në fillim të janarit 1980 Hysen Gega më bëri vizitë të pa paralajmërua në Bochum (rreth 450 km distancë nga Esslingen ku jetonte ai). Deri kur erdh në vizitë të unë ai i kishte bërë shumë vizita Jusufit. Në të shumtën e rasteve bashkë me Maksut Saramatin. Bile edhe festën e Vitit të Ri 1980 e kishin kaluar bashkë, në banesën e Bardhoshit në Ludwigsburg.

Në prag të Krishtlindjes së vitit 1979, me ftesë (telefonike) që më bëri Bardhosh Gërvalla shkova në vizitë njohëse, në Ludwigsburg (edhe pse ka pak rëndësi, gabimisht JG ka shkruar se për herë të parë me ka takuar në janar 1980). Ishin edhe Hysen Gega e Maksut Saramati të pranishëm.

Qysh në atë takim njohës u shfaq dyshimi, si e kishte marrë vesh Riza Salihu arratisjen e JG, para secilit, dhe përse menjëherë publikisht shpifte: “Jusuf Gërvallën e ka dërguar UDB-ja për ta përça Grupin Komunist…” Hyseni tha: “Riza me ka thënë që e kishte informuar Amnasty International (AI).” Me atë rast, pata sqaruar se AI nuk përfol këso informatash. Për këtë u bind menjëherë secili, sepse i telefonuam Zonjes Melani Anderson, kompetente në AI qëndrore në Londër për të burgosurit politikë në Jugosllavi. Unë kisha një marrëveshje me AI. E patëm bërë kur Zonja Anderson më kishte ftuar në vizitë në Londër, dy ditë mysafir në shpënzime të AI. Zonja Anderson më udhëzoj si duhet të bashkëpunonim. Në bisedë telefonike (në serbisht) Zonja Anderson tha se nuk kishte informim për arratisje të JG, por kishte informim për burgosje të Hysen Gërvallës. Gjithashtu tha se nuk kishte njohje e komunikim me Riza Salihun. Pra, u bindem se RS e kishte nga dikush tjetër informacionin për arratisje të JG, por jo nga AI. Të gjithë e dëgjuan, meqë hapëm parlofonin të dëgjohej çfarë thoshte ajo.

Rezultojë se Hyseni ishte ardhë në Bochum për ta diskutuar me mua urdhrin që ia kishte dhanë kryetari RS, “në emër” të Grupit Komunist: për ta vra Jusuf Gërvallën. Por nuk e tha menjëherë. Pas bisedave të gjata, mezi e binda HG të shkonim të JG, t’i tregonim dhe ta bisedonim me te, si duhet të veprojmë. Vetëkuptohet, Hysenit tashmë i vinte keq pse nuk ia kishte thënë Jusufit qysh në momentin kur Rizai ia kishte komunikur urdhrin.

Jusufi informimin e priti me qetësi e urtësi, pa alarmim. U morëm vesh se duhet të taktizojmë për një kohë, që të mund të zbulojmë, nga kush ishte urdhëruar Rizai, ishte në gjendje t’i ofronte Hysenit armë e financa, meqë arma e re i duhet për ta krye me sukses atentatin, ndërsa financat do t’i duheshin për Familje, nëse do të zbulohej e burgosej. Etj. Këtë lloj taktizimi e bënin mes tyre kryesisht Jusufi, Hyseni, Bardhoshi, meqë unë jetoja larg prej tyre dhe nuk kisha mundësi për të shkuar shpesh te ata.

Në maj 1980 koordinuam ballafaqim me Rizain, meqë ai kishte lënë takim me Hysenin në banesë të Hysenit, për finalizimin e atentatit. Shkuam në banesë të Hysenit Jusufi, Bardhoshi dhe unë. Aty i gjetem duke na prit dibrani Qemal Bajrami, zhuriani Maksut Saramati dhe dy shokë tjerë të Hysenit (emrat e të cilëve nuk po më kujtohen). Rizai nuk e dinte se në po e prisnim aty. Kur erdhi në orën që kishin dakorduar, sapo hapi derën e dhomës dhe i pa në dhomë edhe Jusufin me aq shumë veta, ulëriti: “Tradhti!” Bëri të ikte, por Bardhoshi dhe unë ishim pozicinuar në kuzhinën kolektive të konviktit, që të mos e lenim të arratisej, nëse do të provonte.

Bëmë debat ballafaques rreth dy orë. Në ndërkohë, Jusufi ndjeu frikë se mund ta vrisnim Rizain, prandaj me zë të përvajshëm e sy të përlotuar na luti: “Ma falni mua kësaj radhe Rizain, sepse e ka shpërdoruar UDB-ja…”

Rizai premtoi se nuk do të sorollatej më për t’i dezinformuar bashkatdhetarët: “Kujdesni, UDB-ja ka dërguar UDBashin Jusuf Gërvalla…” Por, prapë ka vazhduar. Bile edhe sot po të pyetej, këmbëngul se Jusufi ishte njeri i UDB-së. Këtë mund ta dëgjoni edhe në intervistën e tij që e ka emetuar TV Klan Kosova, në vitin 2012 (dezinformon edhe për atë ballafaqim):

Fatmirësisht Hysen Gega nuk ishte nga ata që lehtësisht shpërdoreshin në organizime “ilegale”, nëse ato organizime ishin pjellë e veprimtarisë divesioniste të shërbimeve policeske të Jugosllavisë, siç duhet të jet shpërdor edhe Jusuf Gërvalla. Pra, ai, para se ta zbatonte naivisht urdhrin për vrasje, u përcaktua të krijonte bindje personale, nëse ishin të vërteta akuzat që ia kishte bërë Rizai Jusufit.

Fal besimit të ndërsjell që kishim krijuar, Hyseni u konsultua më mua dhe ai krim mbeti në tentativë.

(ibrahim Kelmendi)

[vijon / shkrimit i mungon korrektura drejtshkrimore]

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close