fbpx
Lajme

Aktori për krerët e UÇK-së: Unë ndjejë dhimbje, mall, ndjehem i burgosur në shtetin tim

Aktori Zogjani ka folur tema të shumta në intervistë me Astrit Gashin, ndër to ishte edhe vizita e tij në Gjykatën e Hagës ku thotë se çlirimtarët tanë janë për shkak të luftës, jo për shkakun e pasluftës. “Pjesa e luftës, jo vetëm për mua por duhet të jetë e shenjtë për të gjithë. Çlirimtarët tanë janë për shkak të luftës, jo për shkakun e pasluftës, dhe unë po mendoj që ne duhet me mbërri dhe me e bë këtë ndarje si shoqëri. Unë siç është e vërteta sa ka qenë Presidenti Thaç, Kadri Veseli dhe të tjerët nëpër pozita bartëse dhe vendimmarrëse, unë personalisht nuk i kam taku në raste shumë të rralla, apo evente të caktuara. Nuk kam shkuar t’ju trokas nëpër dyer dhe të zvarritem për të pasur një përfitim personal, përjashtuar Kadri Veselin Kryetarin e Kuvendit që e kemi pasur një afrimitet pak më shumë për shkakun e serialit ka qenë prezent dhe na ka ftuar në Kuvend, kjo ka qenë e tëra.”, theksoi Zogjani.

Ai tutje tha se ndejnë dhimbje dhe mall dhe njëkohësisht ndjehet i burgosur përderisa çlirimtarët e Kosovës janë në Gjyaktën e Hagës duke u mbajtur padrejtësisht, dhe shtoi se po mbahen për çështje të tjera që ai ka dijeni pak për to. “Unë ndjejë dhimbje, mall, dhe njëkohësisht unë…, Jeton Zogjani ndjehem i burgosur në shtetin tim, në Kosovë derisa çlirimitarët tanë janë atje, është përcepcion i imi që ata janë pa të drejtë atje dhe po mbahen padrejtësisht atje, dhe pse po mbahen për çështje krejt të tjera që unë personalisht diçka di por di shumë pak dhe nuk dua të lëshohem në këtë pjesë. Unë kam shkuar ta vizitojë konkretisht Presdientin Thaçi, dhe në vazhdim të asaj e kam takuar edhe ish – Kryetarin Kuvendit Kadri Veseli, dhe Hysni Gucati ka ardhur e kam takuar ku kemi qëndruar për 3 orë e gjysmë së bashku dhe kemi biseduar në vija të trasha çka është lejuar për tu diskutuar.”, përfundoi ai në një intervistë për Gazeta Blic.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close