fbpx
Lajme

Nga Thaçi; librat falas nga klasa 1-9, bursat u rritën, mensën e konviktet pothuajse falas, Universitetet u hapën

Sot, Qeveria Kurti mori një vendim për pagesat e semetrave të studentëve. Por, pagesa do të bëhet vetëm për ata që janë të rregullt dhe kryejnë në afat studimet. Pavarësisht kritikave se ky vendim nuk do të ndikojë pozitivisht për cilësinë në arsim, ai tha se kjo po bëhet për t’i ulur shpenzimet për studentët.

Por, më herët edhe Qeveria Thaçi, kishte marrë disa vendime. Përpos ndërtimit të shumë shkollave, Thaçi kishte hapur në çdo qytet nga një Universitet. Normalisht, kjo ndikoi shumë pozitivisht për uljen e kostos së shpenzimeve për të rinjët dhe familjet e tyre sepse një pjesë e mirë e tyre nuk kishin nevojë të paguanin për udhëtim e banim në Prishtinë.

Poashtu, Kryeministri i atëhershëm Thaçi mori vendim që librat falas t’u jepen të gjithë nxënësve nga klasa 1-9. Nëse llogariten librat, atëherë për çdo vit nxënësit shpenzuan deri në 100 euro vetëm për t’i blerë librat.

Poashtu, atë kohë bursat ishin rritur për studentët të cilët kishit rezultate pozitive në mësim.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për zbritje të pagesave prej 50 për qind, për 60 mijë studentë të universiteteve publike në Kosovë, të cilët studiojnë bachelor, master, si dhe për studentet që ushqehen në mense dhe për ata që jetojnë në konvikte. Për mense sot pagesa është 15 euro ndërsa për konvikte 20, gjithsej 35 euro që është shumë shumë e lirë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close