Albin Kurti ishte denoncuar se ka kërkuar nga biznesmenët Blerim dhe Shkelqim Devolli, 20 mijë euro për financim të Lëvizjes Vetëvendosje, në vitin 2011 – atëherë kur ishte në opozitë. Shuma prej 10 mijë euro sipas ish-partiaku të Kurtit, Florin Krasniqi i kishin shkuar Kurtit në tavolinë gjatë takimit. Kurti nuk e ka mohuar se ka marrë para nga Devollët
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje sot ua ka drejtuar gishtin liderëve të opozitës si njerëz që kanë lidhje me biznesmenët Devolli.
Tre liderët e opozitës, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin e kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn, në videon e Vetëvendosje janë lidhur me llogon e Devolli Corporation – që e kanë në pronësi terminal doganor, pikërisht në videon ku flisnin për terminalet në vend.
Por njeriu që është akuzuar publikisht se ka marrë para kesh nga biznesmenët Devolli është kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, që sot mbanë postin e kryeministrit – Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.
Takimi në të cilin ishin kërkuar 20 mijë euro nga Albin Kurti, sipas ish-partikut të tij Florin Krasniqi është mbajtur në restoranin e tij “Univers”.
“Jemi ulë në restorant, Albini u ka thanë “me na nimu”. Blerimi tha sa?. 20 mijë. E kanë kqyrë njani tjeterin [Blerimi e Shkëlqimi] kanë thanë PO. A janë boll. Po faleminderit. Kemi ndërru muhabet. Kur janë ba gjysë ore ka ardhë financieri i tina, i ka pru 10 mijë euro kesh. Sot një javë -dy javë ua biem tjerat”, kishte thënë ish deputeti biznesmen i Lëvizjes Vetëvendosje Florin Krasniqi, për takimin e famshëm të Kurtit me vëllezërit Devolli.
Kurti që disa herë edhe në seancat e kuvendit i pati sulmuar vëllezërit Devolli duke u quajtur oligark që kanë shkatërruar vendin sipas tij, pas lidhjeve të ngushta me politikanet, nuk e kishte mohuar se ka marrë para nga bizneset e Devollëve.
Kur ishte pyetur rreth denoncimit publik të Krasniqit, Kurti kishte thënën se nuk e vë dorën në zjarr se nuk ka marrë.
“E vlerësoj Florin Krasniqin për kontributin e tij. Nuk është puna veç te Devollët, por edhe te bizneset e tjera. Unë nuk e shti dorën në zjarr”, thoshte Kurti në T7.
Kurti më tej pati thënë se nuk i di specifikat e financimit me Devollët dhe bizneset e tjera që e kanë mbështetur Vetëvendosjen. /Gazeta Insajderi