fbpx
Lajme

“Nuk e vë dorën në zjarr që s’kemi marrë para prej tyre”, Kurti nuk e mohonte që kishte përfituar nga korporata Devolli

Albin Kurti ishte denoncuar se ka kërkuar nga biznesmenët Blerim dhe Shkelqim Devolli, 20 mijë euro për financim të Lëvizjes Vetëvendosje, në vitin 2011 – atëherë kur ishte në opozitë. Shuma prej 10 mijë euro sipas ish-partiaku të Kurtit, Florin Krasniqi i kishin shkuar Kurtit në tavolinë gjatë takimit. Kurti nuk e ka mohuar se ka marrë para nga Devollët

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje sot ua ka drejtuar gishtin liderëve të opozitës si njerëz që kanë lidhje me biznesmenët Devolli.

Tre liderët e opozitës, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin e kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn, në videon e Vetëvendosje janë lidhur me llogon e Devolli Corporation – që e kanë në pronësi terminal doganor, pikërisht në videon ku flisnin për terminalet në vend.

Por njeriu që është akuzuar publikisht se ka marrë para kesh nga biznesmenët Devolli është kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, që sot mbanë postin e kryeministrit – Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

Takimi në të cilin ishin kërkuar 20 mijë euro nga Albin Kurti, sipas ish-partikut të tij Florin Krasniqi është mbajtur në restoranin e tij “Univers”. 

“Jemi ulë në restorant, Albini u ka thanë “me na nimu”. Blerimi tha sa?. 20 mijë. E kanë kqyrë njani tjeterin [Blerimi e Shkëlqimi] kanë thanë PO. A janë boll. Po faleminderit. Kemi ndërru muhabet. Kur janë ba gjysë ore ka ardhë financieri i tina, i ka pru 10 mijë euro kesh. Sot një javë -dy javë ua biem tjerat”, kishte thënë ish deputeti biznesmen i Lëvizjes Vetëvendosje Florin Krasniqi, për takimin e famshëm të Kurtit me vëllezërit Devolli.  

Kurti që disa herë edhe në seancat e kuvendit i pati sulmuar vëllezërit Devolli duke u quajtur oligark që kanë shkatërruar vendin sipas tij, pas lidhjeve të ngushta me politikanet, nuk e kishte mohuar se ka marrë para nga bizneset e Devollëve.

Kur ishte pyetur rreth denoncimit publik të Krasniqit, Kurti kishte thënën se nuk e vë dorën në zjarr se nuk ka marrë.

“E vlerësoj Florin Krasniqin për kontributin e tij. Nuk është puna veç te Devollët, por edhe te bizneset e tjera. Unë nuk e shti dorën në zjarr”, thoshte Kurti në T7.

Kurti më tej pati thënë se nuk i di specifikat e financimit me Devollët dhe bizneset e tjera që e kanë mbështetur Vetëvendosjen. /Gazeta Insajderi

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close