Shkruan: Nol Nushi
Mos te kalon pa vemendje.
Keshilltarja e Albulena Haxhiut paska qene deshmitare e mbrojtur kunder Calit. Prandaj u arrestua ish-ushtari i UÇK qe e denoncoi.
Sot po shkojne e po “knojne si bylbyla”
Ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj raportohet se është arrestuar në Tiranë, bazuar në një urdhër të lëshuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në shkrimin autorial “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale”, të publikuar në agjencinë e lajmeve KosovaPress, Dritan Goxhaj pretendonte se Nazlie Bala është e afërme e njërit prej viktimave për të cilat në dhjetor të vitit të kaluar është dënuar ish-Komandanti i Njësitit BIA të UÇK-së, Salih Mustafa.
“Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj”, pretendon ish-oficeri i UÇK-së, në shkrimin e publikuar në KosovaPress, më 2 janar të këtij viti.
“Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar”, pretendon autori i shkrimit.
Siç pretendon Goxhaj, Nazlie Bala “UÇK-në e ka parë vetëm kur ka mbaruar lufta”.