fbpx
Lajme

Nushi: Këshilltarja e Albulena Haxhiut paska qenë dëshmitare e mbrojtur kundër Sali Mustafës

Shkruan: Nol Nushi

Mos te kalon pa vemendje.

Keshilltarja e Albulena Haxhiut paska qene deshmitare e mbrojtur kunder Calit. Prandaj u arrestua ish-ushtari i UÇK qe e denoncoi.

🔺A ju kujtohen fjalimet e tyre kunder Speciales?
🔺A ju kujtohet kur thojshin qe gjykata duhet me u mbylle?
🔺A e mani ne mend kur thojshin qe keta ne pushtet kane me i mbrojte ushtaret e lirise?

Sot po shkojne e po “knojne si bylbyla”

Ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj raportohet se është arrestuar në Tiranë, bazuar në një urdhër të lëshuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në shkrimin autorial “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale”, të publikuar në agjencinë e lajmeve KosovaPress, Dritan Goxhaj pretendonte se Nazlie Bala është e afërme e njërit prej viktimave për të cilat në dhjetor të vitit të kaluar është dënuar ish-Komandanti i Njësitit BIA të UÇK-së, Salih Mustafa.

“Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj”, pretendon ish-oficeri i UÇK-së, në shkrimin e publikuar në KosovaPress, më 2 janar të këtij viti.

“Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar”, pretendon autori i shkrimit.

Siç pretendon Goxhaj, Nazlie Bala “UÇK-në e ka parë vetëm kur ka mbaruar lufta”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close