fbpx
Lajme

Nushi pas liturgjisë tregon se si insistonte Kurti që të mbanin roje te Kisha, ndërsa sot lejohet liturgjia

Nol Nushi, aktivist social-demokrat dhe kritik i madh i partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pas raportimit se është mbajtur një liturgji në Kishën Ortodokse serbe në Kampusin universitar të UP-së.

Ai ka rrëfyer para popullit – ose thjesht ndjekësve të tij në Facebook –se Albin Kurti ka insistuar në vitin 2016 që aktivistët e Vetëvendosjes të mbanin roje për disa ditë rresht afër kësaj kishe që të mos lejonin mbajtjen e meshës në atë kohë.

Sidoqoftë, kryeministër Albin Kurti sot është në pushtet por megjithëse ka në dorë të gjithë mekanizmat shtetëror relevantë, liturgjia është mbajtur.

“Miu po i kalon nëpër mustaqe” – është shprehur Nushi në postimin e tij, përcjell Periskopi.

Kujtojmë që kjo kishë është problematike shkaku i lokacionit ku ndodhet dhe kohës kur është përuruar.

Postimi i plotë:

Miu neper mustaqet e Kurtit!

Perderisa Xhelal Sveçla eshte i zene duke shtrire pertoke veteranet dhe invalidet e luftes neper Kosove,  bash ne mes te Prishtines, ne kishen simbol te shovinizmit te Millosheviqit, midis hapesires universitare qenka mbajtur mesha.

Kjo po ndodhe ne kohen kur Kurti eshte futur teresisht ne projektin e asociacionit i cili kishat ortodokse i ben praktikisht territore autonome te Serbise ne Kosove.

Me kujtohet kur ne 2016, si Vetevendosje, me insistimin e Albinit, grupe aktivistesh kemi mbajte roje per disa dite me radhe afer kesaj kishe. Disa aktiviste, naten vone ia nderrojne drynin ketij objekti per te parandaluar mbajtjen e meshes se paralajmeruar ne ate kohe.

Sot Kurti eshte ne pushtet, dhe miu po i kalon neper mustaqe.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close