“Nxehet” Pjetër Shala në Gjykatë: Ju zonja gjyqtare sikur t’ishit nga Bangladeshi, pse nuk lejoni pyetjet
Ka vazhduar gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale. Dëshmitar i Mbrojtjes është paraqitur Bardhyl Mahmuti. Por gjatë pyetjeve të avokatit të Pjetër Shalës, kryetarja e Trupit Gjykues i ka thënë avokatit që pyetjet mos t’i bëj gjithëpërfshirëse, por të formulohen më shkurt dhe më konkrete.
Pas kësaj ndërhyrje të kryegjyqtares, ka reaguar ashpër Pjetër Shala.
“Nëse nuk lejohet të bëhen pyetjet atëherë pse m’keni pru mu këtu. Zonja gjyqtare, sikur t’ishit nga Bangladeshi e kuptoj, por jeni një qytetare evropiane dhe nuk është kjo metodë”, ka vazhduar kritikën e tij Pjetër Shala ndaj gjyqtares.
Pas kësaj, ka vazhduar dëshminë e tij Bardhyl Mahmuti. Ai ka thënë se se në vitin 2015, Vuk Drashkoviq (ish zv.kryeministër i Serbisë), bën publike se Shtabi strategjik i Millosheviqit kishte sjell vendim që të vriten civilët shqiptarë, serbë dhe të përkatësive të tjera etnike me dy qëllime, që t’u vishen ushtarëve të UÇK-së dhe t’u vihet epiteti si organizatë terroriste.