fbpx
Lajme

“Surroi më i pasur se gjithë komandantët bashkë, në 2004 deklaroi 40 milionë euro pasuri”

VITI 2017 – RKL DHE ALBEU!

Dhjetë më të pasurit e Kosovës kanë buxhet, që ia tejkalon buxhetit të vendit,  që mezi arrin në një miliardë e gjysmë euro, më pak se pasuria e një lojtari të futbollit,  jo aq të njohur të shteteve të vogla kapitaliste të botës. Gjysma e më tepër e këtij  buxheti ndahet për kategoritë  sociale, pensionistë,  kategori të luftës, si dhe për arsim shëndetësi, ministri, komuna etj. Në mediat shkruhet e flitet  për pasuritë  e supozuara të  Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Adem Grabovcit, Kadri Veselit, Azem Sylës, Xhavit Halitit, Fatmir Limajt, Dardan Molliqajt, dhe të tjerëve, të cilët, të gjithë tok, nuk e arrijnë as gjysmën e pasurisë së deklaruar të Veton Surroit, që del të jetë i fundit nga 11 më të mëdhenjtë e më të pasurit aktualë të Kosovës.

Po prezantojmë në pasqyrë të 10 më të pasurve të Kosovës të botuar në Albeu com

Plot 40 milionë euro është pasuria e analistit kosovar, Veton Surroi, e shpërndarë në biznese, prona dhe shtëpi. Përkthyer në lekë del që Surroi të ketë mbi 5 miliardë lekë pasuri. Miliarderë duket se janë edhe politikanët e tjerë kosovarë. Deklarimi i pasurisë, i organizuar nga KQZ-ja dhe OSBE-ja nën presionin e UNMIK-ut, e ka detyruar atë, ashtu si dhe politikanët e tjerë kosovarë, të pohojë se është vërtet milioner. Tepër transparent, lideri i partisë së re kosovare “Ora” ka deklaruar se pasuria shumëmilionëshe i vjen nga kompania mediatike “Koha”, shtypshkronja, si dhe pronat e trashëguara e ato të blera në Prishtinë.  Viti 2004.

Nga 35 mijë biznese private aktive në Kosovë, dhjetë për qind e tyre vlerësohet të kenë pasuri prej disa milionave eurosh. Njerëzit më të pasur të këtij vendi, sipas biznesmenëve kosovarë, është shumë vështirë të identifikohen. Për ta më shumë flitet, se sa ka të dhëna konkrete. Vetë biznesmenët kanë folur për njëri-tjetrin, duke provuar në mënyrë të lirë të shpallin më të pasurin e Kosovës.

Dhe, ja tek vjen renditja…

Behxhet Pacolli – “Mabetex” (Mbi 400 milion euro)

Vëllezërit Devolli – “Devolli”

Ekrem Lluka – “Dukagjini”

Ramiz Kelmendi – “Elkos” (Rreth 100 milion euro)

Remzi Ejupi – “Eurokoha”

Vëllezërit Kuçi – “Benaf”

Hetem Ramadani – “Salbatring” (Rreth 90 milion euro)

Nebih Zariqi- “Standard”

Vëllezërit Besimi – “Getoari”

Ibrahim Bucaliu – “Hib Petrol”

Veton Surroi 40 milionë euro, pasuri e deklaruar në vitin 2004

( Albeu com. 10 milionerët e Kosovës)

II.

Asnjëri, prej më të pasurve të Kosovës nuk ka “prejardhje” nga UÇK-ja

Çuditërisht asnjëri prej këtyre 10 më të pasurve nuk ka prejardhje nga UÇK-ja, por pasurimi i  tyre nuk i pengon askujt, pavarësisht si është ngritur, në cilën kohë, nën ndihmën e kujt, para, gjatë dhe pas luftës.

Në mediet e klaneve kapitaliste të Kosovës, si në mediet: Koha Ditore, Ekspres, Bota Sot, ZëriKlan Kosova shkruhet për pasuritë  e supozuara të  Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Adem Grabovcit, Kadri Veselit, Azem Sylës, Xhavit Halitit, Fatmir Limajt, Dardan Molliqajt, dhe të tjerëve, të cilët, të gjithë tok, nuk e arrijnë as gjysmën e pasurisë së deklaruar të Veton Surroit, që del të jetë i fundit nga 11 më të mëdhenjtë e më të pasurit aktualë të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close