fbpx
Lajme

Gazetari gjerman kritikon prishtinasit: Disa mburraveca të qytetit nuk e përfillnin vuajtjen e njerëzve, aty vërehej pak lufta

Gazetari gjerman Erich Rathfelder ishte shpallur non-grata nga Serbia në vitin 1998. Ai i kishte përcjellur nga afër zhvillimet në Kosovë në luftën e fundit.

Gazetari gjerman ka shkruar një libër të titulluar Kosova, ku kishte treguar detaje për ngjarjet e luftës.

“Çdo luftë çlirimtare merr viktimat e saj në mesin e popullatës civile”, thoshte njëri prej simpatizuesve të UÇK-së në Prishtinë. Ishte njëra prej formulave që gjithmonë mund të dëgjohej nga UÇK-ja. Rrinim ulur në një restorant në qendër të qytetit. Derisa nëpër fshatra kishte plasur lufta, në Prishtinë vërehej shumë pak nga kjo,” shkruan gazetari gjerman.

Ai prapë ishte marrë me disa njerëz të kryeqytetit të cilët i quan mburraveca që nuk e kanë përfillur vuajtjen e njerëzve. 

“Të gjithë ishin të bindur se lufta qenka mjeti i vetëm për çlirimin e Kosovës. Mirëpo, e habitshme ishte se si disa nga këta mburravecat e qytetit nuk e përfillnin vuajtjen e njerëzve, të cilët mjaft shpesh përmes provokimeve të pamenduara të UÇK-së vuanin nën barazhin e artilerisë serve,” tregon gazetari gjerman në librin e tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close