fbpx
Lajme

O’Connell: Kosova është e rritur për të marr vendime vet

Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell  për temën e ““10 vjet shtet: A jemi rritur për të marrë vendime vet?” të organizuar nga Demokracia për Zhvillim, ka thënë se Kosova që  pas shpalljes së Pavarësisë është e gatshme të marrë vendime vet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

“Kjo është temë e koklavitur. Kush jemi ne për të marr vendime duhet të shtrohet pyetja. Unë dua të jem optimist se kam qenë kritik ndaj veprimeve të Kosovës e liderëve. Dua të thënë një gjë shkurt e shqip, jeni rritur për të marr vendime. Është shumë e rëndësishme që të theksoj së Kosova është gati për të marr vendime për të ardhmen e vendit dhe ka qenë gati qysh prej ditës së parë. Se çdo shoqëri duhet të marr përgjegjësi.

Roli ndërkombëtarëve në Kosovë pas lufte ka qenë i madh, por nuk është interes I yni të marrim përgjegjësi për institucionet e vendit, për Qeverinë. Ne duam të fuqizojmë qytetarët. Qytetarët mund të sjellin ndryshime, ndryshimet nuk vinë nga politikanët e as nga diplomatet as nga jashtë, por nga qytetarët” ka thënë O’Connell, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se politikanët në Kosovë duhet të reagojnë pas kërkesave të qytetarëve.

“A kanë gabuar politikanët ndonjëherë, si politikanët nëpër botë e diplomatët që gabojnë, njësoj edhe këta. Duhet të jemi vetëkritik ndonjëherë. Çka është e rëndësishme që politikanët të reagojnë pas kërkesave të qytetarëve” ka shtuar O’Connell.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close