Duket se jehona e festivalit “Kënga Magjike” vijon sërish mes këngëtarëve.
Në një foto të këngëtares Elhaida Dani ku ka komentuar këngëtari Mentor Haziri, kjo e fundit I ka kthyer me shaka një koment ku është thënë: “Jo, janë 30 pikët që s’më dhe kurrë”.
Nuk dihet se cili ka qenë komenti i Mentorit , por duket se ka ngjallur komente tek ndjekësit dhe për këtë arsye Elhaida ka reaguar sërish.
“Unë i dua të gjithë ata që më ndjekin njësoj, ju e dini sa shumë e vlerësoj mbështetjen dhe dashurinë tuaj… Por nuk toleroj nëse nuk respektohen miqtë e mi. Me Mentor Hazirin jemi miq dhe komenti im në fotot e fundit ishte thjesht një shaka. Ju lutem më shumë respekt. Më fal Mentor”,-theksoi Elhaida.