fbpx
Lajme

Orkestrimet në Konkursin e Brendshëm, në Universitetin “Kadri Zeka” (DOKUMENT)

EKSLUZIVE: Zbulohen orkestrimet dhe dallaveret në Konkursin e Brendshëm, nga Menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka”, shkruan portali Gjilani Sot.

Qytetarë të Gjilanit, shikoni këto dy dokumentacione. Për 2 pozita, kanë aplikuar 5 persona. Të gjithë e kanë kaluar testin me shkrim, dhe ASNJËRI NUK JU KA NËNSHTRUAR PROVIMIT ME GOJË. Shtrohet pyetja, si ka mundësi?! Kandidatët a janë kërcënuar, apo ju është bërë presion për tu tërhequr???!

Nga burime të sigurta brenda Universitetit, mësohet se njëri kandidat i cili i ka rezistuar tërheqjës, i është ofruar pozita e DREJTORIT TË FINANCAVE.

Ligjërisht, Konkursi i Brendshëm duhet të anulohet për tu shpallur Konkursi i Jashtëm. Në Konkursin e Jashtëm mësohet se ka interferuar Rektori, mirëpo edhe një deputet i caktuar (ditëve në vijim do t’i publikojmë hollësisht).

Ne kemi paralajmëruar shumë më herët, se klani në krye me rektorin, i cili funksionon brenda Universitetit, përpos lidhjeve fisnore, klanore e familjare, nuk njeh absolutisht kriter tjetër.

Këto nuk janë asgjë në krahasim me punët e pista të këtij klani, që do t’i publikojmë ditëve në vijim, ku përfshihen shumë Institucione. /Gjilani Sot/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close