fbpx
Lajme

OSHP e kthen në rivlerësim tenderin e Universitetit “Kadri Zeka” (DOKUMENT)

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, ka marrë vendim për anulimin e tenderit të Universitetit “Kadri Zeka”, për “Ndërtimin e hapësirave të reja dhe renovimim e objektit ekzistues të Universitetit “Kadri Zeka”.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka kthyer në rivlerësim këtë tender, duke rrëzuar vendimin e autoritetit kontraktues për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit.

OSHP e ka konsideruar si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “NNPT Enginering” ku gjithashtu në VENDIM thuhet se “Paneli shqyrtues duke u bazuar në shkresat e lëndës si dhe ecurinë e këtij aktiviteti konstaton se ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve nuk është bërë në harmoni me nenin 59 të LPP- së”.

Në pjesën e fundit të VENDIMIT specifikohet se;

Universiteti “Kadri Zeka”, është duke u ballafaquar me probleme të shumta. Artikulli i zgjeruar i T7, në lidhje me nepotizmin e skajshëm në Universitetin “Kadri Zeka”, ka shpërfaqur mënyrën e punësimit në këtë institicion arsimor, por tani siç shihet problemet janë thelluar dhe kanë përfshirë edhe domenin e tenderëve, respektivisht atë të Zyrës së Prokurimit. /epilogu/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close