fbpx
Lajme

“Gjatë rënies në pritë, Zahiri ishte në radiolidhje, unë i thash gjuaju në ara, ai nuk dashti dhe i gjuajti i pari”

Hasan Zeneli ka rrëfyer për emisionin dtv, bisedën e fundit të tij gjatë atentatit të Zahir Pajazitit. Sipas Hasan Zenelit ai kishte komunikuar me radiolidhje gjatë momentit të pritës nga forcat serbe.

“… pas nisjes për në Vushtrri, unë për rënien e tyre e mora vesh sepse isha në qasje të radiolidhjes, isha në kontakt vazhdimisht, po unë i thash mbushe automjetin, lladë ka qenë e fortë si automjet ka qenë gati e re, mbushe automjetin gaz edhe gjuju e kce në ara edhe mos u përballë me krejt ato forca, po ai nuk dashti qashtu, nuk e dij ai dashti me u ballafaqu me i provu forcat, forcat e veta me kumeditë sa milicë serbë, unë isha vazhdimisht në qasje sikur që jam tash në qasje me opinionin përmes televizionit. Asnjë lëvizje nuk ka mujtë me u ba pa e ditë. Edhe arma kur është shkrep nga dora e Zahirit unë e kam ndëgju në radiolidhje. Unë kam ndëgju deri sa e ka pas radiolidhjen në dorë Hakif Zejnullahu, në momentin kur janë vra është liru radiolidhja, unë muj me thanë që aty nga ana e Zahir Pajazitit dhe Hakif Zejnullahut janë shkrep të paktën nga një karikator e më tepër fishek dhe kanë shti të parët. Po e them këtë sepse e kam ndëgju në radiolidhje“, tregoi Hasan Zeneli.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close