Lajme
Pamje, nga koha kur Hashim Thaçi vizitonte refugjatët kosovarë, në Shqipëri
Ish-udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë luftës ka lëvizur shpesh në të dyja anët e kufirit Kosovë-Shqipëri.
Në një video të cilën na ka dërguar kameramani, Esat Shala, shihet Hashim Thaçi i shoqëruar nga Rexhep Qosja e Pandeli Majko (kryeministër në atë kohë) teksa vizitonin refugjatët nga Kosova të strehuar në një nga kampet në Shqipëri.Shala ka thënë se video është xhiruar mes vitit 1998-1999.
Bashkë me Thaçin, teksa vizitonin familjet kosovare, shihet edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.