fbpx
Lajme

Kimete Berisha: Kurti e ka zbrazur Kosovën, e ka varfëruar, asnjë punë nuk e ka kryer

Shkruan: Kimete Berisha

Abracadabra: Albin Kurti ju zhduk nga faqja e dheut!

– Abraham Linkoln ka kujtuar se ‘armiku shkatërrohet duke e bërë mik’, e Albin Kurti nuk humb kohë në shndërrime të tilla, pasi që ka aftësi ta zhduk armikun.

– Sot e këshilloi opozitën të sillen mirë, nëse nuk duan të zhduken.

Nuk u tha: nuk do t’i fitoni zgjedhjet, por u tha ‘do të zhdukeni’.

Shih ti prej kujt kemi pritur t’i gjejë të zhdukurit…nga njeriu që mendon se ‘zhdukja’ është gjë normale!

Ky dhe Vjosa Osmani gjithmonë tërhiqen nga do shprehje ‘nekrofile’: zhdukje, vrasje, mbytje…!

– Opozita në Kosovë ekziston, jo pse duan populli të ekzistojë, por sepse Albin Kurti i ka lejuar të ‘ekzistojnë’.

– Bota ka pas mbetur pa mend kur zgjedhjet e para pas luftës në Kosovë nuk i fituan çlirimtarët, por i fitoi Ibrahim Rugova.

Sepse:

Pas zhurmës – lind nevoja për qetësi.

Pas një mashtruesi që krejt çfarë ka premtuar ka gënjyer – lind nevoja për një ‘gjysmë-njéri’ që e kryen një gjysmë pune.

Pas premtimeve të rreme e dëshpërimit – lind nevoja për t’u shëruar në një realitet të ri.

– Prandaj, kur të duket vetja më i forti, ti je më i dobëti.

Sot Albin Kurti dukej katarosh, me ato flokë, lirisht do të mund ta luante rolin e jetës së Rada Trajkoviçit.

I janë harxhuar fjalët.

Po e përsërit vetveten me shembuj të shankistit. Gazetares serbe i tha se ‘unë nuk mund t’ia servojë Vuçiqit kafenë pa filxhan’!

– Po pse ke nevojë t’ia shërbesh kafen Vuçiqit, se!

Nuk ka nevojë të sillet në bisedime si shërbyes e t’i servojë kafe presidentit serb, por po ka shumë nevojë t’ia servojë atë kafe, pa filxhan!

– Amerikën dhe BE-në i ka barazuar me Serbinë, i sheh si një dhe bashkë kundër tij.

Amerika, me ushtri, e mbron Kosovën nga Serbia, ama kot pasi qê nuk e mbron Albin Kurtin nga Lajçaku.

Lajçak me leje dhe hapur ‘anon’ kah Serbia, dhe kjo do të thotë se Lajçak po i ndihmon Albin Kurtit t’i dështojë bisedimet me Serbinë, por Albin Kurti nuk po kupton.

– Albin Kurti është iteorik, nuk di të jetë praktik dhe diplomatik.

Del e flet kundër BE dhe Amerikës pa pikë takti.

Ka dështuar.

E ka zbrazur Kosovën, e ka varfëruar, asnjë punë nuk e ka kryer.

Përrallat e tij kanë mbaruar.

Prandaj, ‘kreativiteti dhe gjenialiteti’ i tij sillen rreth filxhanit (pa kafe) dhe ‘qerres para kuajve’.

Këqyrja shembujt primitiv.

– Njerëzit duan ta ngjyjnë bukën (e vjedhur nga qeveria Kurti) në shpresë (të humbur nga Albin Kurti).

Ka premtuar drejtësi, ka premtuar barazi, ka premtuar çdo të mirë në jetë dhe ka prurë vetëm dëshpërim.

Të dëshpëruarit nuk do t’ia falin.

Ka bërë tregti me shpresën e tyre.

Me idealet e tyre.

Me Zotin e tyre.

– Paramendojeni këtë popull që me padurim po pritka ta votojë ministreshën Rizvanolli që për disa ditë i ka shpenzuar dymijë euro karburante!

– Kënd e ka marrë malli ta votojë Mimoza Kusarin që nuk i erdhi turp prej nanave gjakovare, u buzëqeshi e koketoi me kriminelët e vrasësit serbë kundër viktimave dhe veteranëve të UÇK-së.

– Asnjë bushtër nuk do të bënte më zí!

Albin Kurti kujton se populli kanë mallëngjim ta votojnë Besnik Bislimin që sillet si rubë e palarë e tij.

Rubë që u shërben të gjithëve, por nuk i pastron këpucët e veta!

– Kush ndjen nevojë ta votojë Hekuran Muratin, antishqiptarin, i cili i paguan me rroga të shtetit terroristët serbë të ‘Mbrojtjes Civile’!

Terroristët serbë i paguan për të terrorizuar shqiptarët, ndërsa minatorëve të ‘shkretë’ nuk ua dha rrogat për shkak se protestuan për rrogat që Hekuran Murati nuk ua ka dhënë.

– Kënd e ka marrë malli ta shoh Rudina Hajdarin duke u përtypur e duke e vjedhur bukën e popullit?

Kë e ka marrë malli ta shikojë Albulena Haxhiun duke e ‘zhdukur’ gjakun e Deharit, dhe duke e ndërruar modën e thonjëve!

Kush ka nevojë për qeverinë Kurti, përveç hajnat, dhe familjarët e tyre që i kanë punësuar në qeveri.

– Albin Kurti ka dështuar, pa e pasur asnjë armik ‘të vërtetë’.

P.S. ‘ Bëj dritë dhe terri do të zhduket vet’!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close