PAMJE| Xhandarmëria serbe endet nëpër Dumnicë të Podujevës: Banorët ndihen të rrezikuar
Banorët e fshatit Dumnicë e Epërme janë ndjerë të kërcënuar, kjo pasi që sot xhandarmëria e Serbisë ka kaluar në këtë pjesë.
Një dëshmitar i ka treguar Indeksonline, se ka parë 6 ushtarë serbë, deri sa ka qenë duke punuar tokën e tij.
Ai madje thotë se njëri nga ta kishte dhe një qen me vetë. Sipas tij ata i kanë parë mesditën e sotme, pasi ky fshat është në vijën kufitrare me Serbinë dhe i takon Kosovës.
Provokime të tilla ka pasur edhe më herët, kujtojmë ngjarjen e muajit mars të këtij viti, ku banorët e Karaçevës nga Kamenica, kanë shprehur shqetësimet e tyre, pasi që serbët kanë patrolluar pranë shtëpive të tyre.
Në anën tjetër, dje shteti serb, tha se s’do t’i hap kufijtë edhe për qytetarët e Kosovës, duke diskriminuar kështu shtetin tonë nga ata të regjionit.
Ndryshe, në Kosovë gjatë kohës së pandemisë një numër i madh i punonjësve serbë shëndetësorë hyrën në territorin tonë, madje vetëm dje dhjetëra
https://www.youtube.com/watch?v=W4Lkd-_fhps&feature=emb_title