fbpx
Lajme

Para Ramës, Albin Kurti ishte takuar me gazetarët anti-ramë në Shqipëri

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa nga gazetarët dhe opinionistët e Kosovës.

Ky takim, sipas Berat Buzhalës, Rron Gjinovcit e disa të tjerëve është mbajtur për ta rrëzuar kryeministrin Albin Kurti.

Pas këtyre reagimeve, ka shkruar njëri nga pjesëmarrësit Ilir Mirena duke ironizuar ”Patem nje darke te kendshme me Kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama. Morem vendim qe Albin Kurtin mos ta rrezojme deri ne fund te mandatit.
Ta torturojme me nje mandat te plote, ishte vendimi unanim…😁”

Por, Albin Kurti ishte i pari politikan në Ballkan që synoi zyrtarisht rrëzimin e Kryeministrit të Shqipërisë me pjesëmarrjen direkte në zgjedhje.

Poashtu, ai ishte takuar me gazetarët anti-ramë në Shqipëri. Armand Shkullaku, Andi Bushati, Fatos Lubonja e Çim Peka ishim disa nga gazetarët të cilët i kishte takuar.

Nuk dihet se a do të gjej ndonjë armik të ri, njësoj si me Agim Veliun, që ta gjuaj fajësinë e pastaj të viktimizohet duke pasur parasysh faktin se në sondazhet e fundit ka rrjedhje të mëdha të votës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close