Deputetët e Parlamentit të Kosovës e kanë votuar PRO Ligjin për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili e kompleton dhe e mundëson implementimin e Ligjit për Sponsorizim. Prej sot, sporti kosovar mund të ketë ditë më të mira
Më në fund, sportistët e kanë marrë një lajm të mirë nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Deputetët e Parlamentit, me shumicë votash, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, e kanë votuar Amandamentin numër 5 të propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu që ka të bëjë me Ligjin për tatimin në të ardhurat në Korporata.
Ky ligj e kompleton dhe mundëson implementimin e Ligjit për Sponsorizim, i cili shihet si shpëtim për sportin kosovar.
74 deputetë kanë votuar pro (1 prej tyre me dorë) dhe 2 të tjerë kanë abstenuar, ndërsa nuk kishte vota kundër. /Gazeta Express/