fbpx
Lajme

Pas gruas së Heroit Ilaz Kodra, Ministri Sveçla shkarkon Fadil Kodrën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkarkuar nga detyra Fadil Kodrën, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Lajmin për shkarkimin nga detyra të Kodrës e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në një përgjigje me shkrim për Paparacin të premten.

Vendimin për shkarkimin e udhëheqësit të AME-së e ka nxjerrë ministri Sveçla të enjten, ka bërë të ditur Zyra për Media e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ju njoftojmë se Ministri Sveçla e ka shkarkuar dje nga detyra z. Kodra. Për korrektësi, z. Kodra ka qenë në funksionin e tij me vendim si Ushtrues Detyre i Drejtorit dhe jo Drejtor i Përgjithshëm i AME-së”, ka thënë një zëdhënëse e MPB-së për Paparacin.

Sipas Ligjit për Shërbimin Civil, ushtruesi i detyrës së agjencisë nuk mund të shërbejë në funksion në periudhë prej më shumë se tre muajve nga skadimi i mandatit si drejtor.

Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që menaxhon me njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria “Thaçi 1”. Për shtatë vjet, Kodra shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërkaq në pesë vitet e fundit ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci.

Sipas përshkrimit zyrtar, misioni i AME-së është mbështetja e qytetarëve për tu përgatitur, mbrojtur dhe reaguar nga të gjitha rreziqet e mundshme, kryesisht ato natyrore.

Drejtori i shkarkuar nga detyra është vëllai i Ilaz Kodrës, Komandantit të Brigadës 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra heroikisht gjatë luftën për çlirimin e Kosovës më 30 prill, 1999.

Paparaci ka tentuar të kontaktojë me Fadil Kodrën të premten, por ai ka qenë i paqasshëm në telefon. /Paparaci.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close