fbpx
Lajme

Pas refuzimit nga Haradinaj, reagon Rama: Kemi ftuar Thaçin

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka refuzuar sërish samitin e thirrur nga Rama-Vuçiq dhe Zaev.

Por pas këtij lajmi, ka reaguar edhe zyra për mediat e Edi Ramës, që në datën 21 dhjetor do të organizojë samitin e 3-të, këtë herë në Tiranë.

Sipas sqarimit të zyrës për media të Ramës, në këtë Samit është ftuar Hashim Thaçi, meqenëse në Kosovë nuk ka ende një qeveri të re.

Sqarim i zyrës së Edi Ramës:

Nisur nga një deklarate e bere nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar ne nivelin me te larte njësoj si ne takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit te Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyra e shtypit e Kryeministrit te Shqipërisë

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close