fbpx
Lajme

“Arrestimi i Xhevë Lladrovcit dhe kërcënimi me vdekje për komandantin e policisë”

Ramiz Lladrovci kishte treguar disa detaje të pathëna për kalimin e kufirit bashkë me Heroin Luan Haradinaj i cili ishte vrarë gjashtë metra afër Ramiz Lladrovcit. Ai ka treguar në “PaRrotlla” se si shkoi rrugëtimi, sfidat dhe rreziqet me të cilat u ballafaquan pas vrasjes së tij. Gjatë kalimit të kufirit ishin; Luan Haradinaj, Ramush Haradinaj, Ramiz Lladrovci, Fehmi Lladrovci, Xhevë Lladrovci, Abedin Rexha, Gani Rama, Rafet Rama, Ilaz Kodra e Selim Krasniqi. Pesë prej tyre tanimë janë HERONJ të Kosovës.

Ramiz Lladrovci ka treguar për një incident shumë të rëndë pas rënies së Luan Haradinajt dhe pas kthimit në fshatin Vlahën të Shqipërisë.

Kur kemi hy në territorin e Shqipërisë jemi hy në një familje që na ka dalë në ndihmë shumë, ndërsa baza jonë, ku ajo bazë ka qenë edhe bazë e Luanit dhe shokëve tjerë nuk na ka dalë në ndihmë dhe nuk na ka pranuar të vendoseshim atë natë në shtëpinë e tyre. Ne disa kemi shkuar me Rafetin në spital, ndërsa disa kanë ndejtë me Luanin e vrarë. Të nesërmen policia e Krumës i ka arrestuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin edhe Ramushin, me pretekst se Serbia ka qu një “bedesh” ku ka thanë se janë vrarë dy ushtarë serbë e janë plagosur edhe disa tjerë, dhe duhet me i kthy në Kosovë. Familja ku e kemi vendosë Luanin në Vlahën e ka organizu fshatin e vet edhe e kanë rrethu stacionin e policisë në Krumë, edhe i kanë detyru me i liru këta tre edhe e kanë kërcënu edhe komandantin sidomos për traditën që t’i po e mbanë një femër të burgosur, e kanë kërcënu edhe me vdekje, po si lirove këta njerëz sepse na ke marrë nderin sepse e ke arrestu një luftëtare, një femër që tradita e shqiptarëve nuk e lejon atë, sepse atje janë zona më të thella dhe tradita është më e ashpër dhe ata janë liruar pas një kohe pas presionit të bashkëfshatarëve. Ramushi ishte i plagosur në pjesën e gjurit ndërsa Fehmi Lladrovci ishte i shqyer ka pjesa e gjoksit“.”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close