fbpx
Lajme

PDK: Fituesi në Prizren përcaktohet pas numërimit të votave me kusht

“Rezultati zgjedhor për Prizrenin është shumë i ngushtë dhe si i tillë është në favor të PDK-së. Prandaj, këto rezultate preliminare do të finalizohen pas disa ditësh kur të numërohen edhe mbi 1500 vota me kusht, të cilat PDK beson se mbi 70% prej tyre janë të demokratëve të saj”.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të dërguar nga PDK dega në Prizren.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren dhe kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj,  ndër të tjerash falënderojnë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e treguar në procesin zgjedhor.

“PDK i falënderon të gjithë përkrahësit që i besuan sot me votën e tyre, Shaqir Totajt, për kryetar komune dhe projektit të tij”, thuhet në komunikatë.

PDK u bën thirrje votuesve të saj që të tregojnë qytetari dhe të presin finalizimin e rezultateve për garën e Prizrenit në 5 ditët e ardhshme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close