Lajme
PDK, optimiste për Prizrenin
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se rezultati i arritur në balotazhin e zgjedhjeve lokale nuk është shumë i favorshëm për partinë, por se PDK ka garë të hapur në Prizren.
Ai ka thënë në KTV se votat me kusht do ta përcaktojnë rezultatin përfundimtar edhe për Prizrenin.
Ka thënë se pavarësisht pritjeve dhe punës së bërë, rezultati i sotëm “nuk ka qenë rezultat i pritshëm”.
“Aty ku do të udhëheq PDK do të ketë mirëqenie për qytetarët”, tha ai.
Tahiri ka thënë se PDK ka fituar 6 komuna, duke shtuar se pret që PDK do të qeverisë edhe me Prizrenin.