Për Presidenten, Vaksinimi është akt patriotik, punësimi i Tezakes së saj është ‘akt i kryer’
Shkruan: Kimete Berisha
Sot mund të shkruaj vargjet më të trishtuara!
Rozeta Hajdari:
Për rritjen e çmimeve të vajit Zvijezda në Kosovë, është fajtore tregu botëror në përgjithësi.
Përveç somborkat nuk shtrenjëtohen, sepse somborka prodhohen në Sombor.
Nëse më pyesni mua: pse kur çmimi i derivateve zbret në botë, në Kosovës rritet….Ju them:
sepse Kosova e merr vesh me vonesë lajmin për zbritjen e çmimit, e kur e merr vesh Kosova-rriten prap çmimet në botë…!
Veç ekonomistët që janë shkolluar në universitetet prestigjioze e kuptojnë çfarë po dua të them!
Rozeta Hajdari:
Tullat e Serbisë i lirova nga taksat, kurse do të hetohen ata shqiptarë që ua keqpërdorin çmimin tullave serbe e ua shesin shqiptarëve më shtrenjtë se serbët!
Arben Vitia:
A thua, pse ujin Rosa në shumicën e marketeve e gjen të ftohtë në frigorifer, kurse ujin Rugova të nxehtë, jashtë frigoriferi.
A thua: pse më xhelozojnë?
A jam unë më i miri në botë, apo çka?
Pse të gjithë flasin për mindilin tim në numein njejës, kur më shumë kam mindila unë sesa krejt Kosova!
A të vazhdoj t’i injoroj me heshtje apo t’u përgjigjem!
Kujt t’i përgjigjem?
Katundarisë!
Ku marrin këta vesh për çfarë shërben mindili! Këta minidilin e ngatërrojnë me letër toaleti.
Shqiptarët katundarë aq varfanjakë janë në kokë, sa më shumë i kanë kënduar mindilit sesa dashurisë!
Liburn Aliu:
Unë nuk e kam ditur që dashuria e Albin Kurtit për mua është zhvilluar deri në atë shkallë sa motra dhe vajza e axhës sime punësohen në bordin e farmacistëve, pa dijeninë time!
Albini ka dashur të më befasojë mua, ndërsa ju
ka befasuar Juve…
Presidentja Osmani:
Vaksinimi është akt patriotik.
Punësimi i Tezakes sime është ‘akt i kryer’!
Mjeku anonim:
Nëse do të kishte shtet, Arben Vitia- do të arrestohej për rrezikimin e shëndetit publik!
(Vlen për t’u theksuar se mjekët janë tutsatmë të mëdhenj në politikë)
Albulena Haxhiu:
Vetingu bëhet me miq!
Unë jam kryesorja!
Të gjithë ma kanë frikën!
Unë vendosi çka është e drejtë e çka ësgtë e padrejtë!
Është ndjenjë e mirë kur Drejtësia varet prej teje!
Albin Kurti:
A jam unë ‘më i bukur’ apo ‘më i ditur.
Pse në fotot e mi marr Like më shumë sesa në shkrime’!
Apo ndoshta shqiptari më lehtë shikon sesa lexon!
Mimoza Kusari:
‘Nuk ia kthej shpinën Gjakovës’.
Gjakova: ….Mos ta ndin ije, se unē ta lehtësoj situatën-ta kthej shpinën ty.
Përndryshe, Ardian Gjinin kush se ka!
Donika Gërvalla:
Jam me fat, heshtja ime paguhet!
A keni dëgjuar ju për ndonjë rast ku punësohesh për të ‘prodhuar’ heshtje!
Çka punoj unë?
Hesht!
Ku jam?
Dikush pa e ditë-s’bën.
A më njeh kush?
Famën e kam trashëguar nga i ati!
Ku i kam jadrankat?
Mbathur!
Albin Kurti:
E kemi heshtur edhe Amerikën, ia kemi kthyer mbrapshtë marrëveshjen e Washingtonit, dhe ata s’po bëzajnë!
Kështu ndodh kur e ke popullin e diasporës me vete!
…A? A thu?
A mos ndoshta heshtja amerikane ësgtë shenjë e keqe për mua?!
A thua mund të ndodh që kur amerikanët ta bëjnë rrafsh-i ke punët më së keqi…
Sali Berisha nuk po tutët…s’po di a m’u tut unë….
Po e postoj një foto, më mirë!Dashuria e popullit mua më shpëton!
A thua më shpëton?
E pse pra Pablo Neruda ka thënë ‘dashuria zgjat shkurt-ama pasojat e saj zgjasin përgjithmonë’!
Çka nëse ftohen populli prej meje kur e kupton se s’mund t’i nxjerr nga situata…Veç çka s’e ka marrë vesh populli të vërtetën…
Edhe Pablo Neruda ka qenë në partinë komuniste, ani çka, kjo s’e ka penguar ….
a? qysh? çka? Motra e Liburnit?
Cilit Liburn?
Kush më thirri?
Albin Kurti:
O Nënë, më kupto, kur kam
thënë, po: ata që kanë aktakuza nuk mund të kandidohen e as të kenë pozita në qeveri…
Por, nëse i përjashtojë nga pozitat të gjithë mëkatarët, duhet me ia vë dryrin Lëvizjes!
Kur e kam krijuar Vetëvendosjen, kam kujtuar se e kam krijuar ‘njeriun e ri’,
kur e kam krijuar ‘njeriun e ri’, kam kujtuar se e kam krijuar një ‘popull’ të ri!
Ndjej sikur askush më shumë se unë nuk është i neveritur me njerëzit e m’i!
Krejt hajna, krejt lakmitarë, krejt do grykësa…
Krejt idealet m’i kanë lënë mua…e për vete kanë dalur për gjah…
Jahja Koka:
Ad hominem, nëse s’e kupton as gjuhën e Hanko Hallës, ta them unë ty vargun e një dashurie të bukur e të parelaizuar:
‘Cajorije sukarije�ma pir urde palamande…caje’.
Përndryshe, me Baba Mondin jam takuar dhe kam biseduar për Open Ballkan-in dhe për territorin e Gjakovës.
Baba Mondi u pajtua që ta bekojë raketën time dhe të jetë prezent aty para se të nisem në gjithësi!
E pyeta Baba Mondin: Çka ka në gjithësi, në shtatë qiej, sepse feja e ka parë gjithësinë para meje…
Baba Mondi, nuk më tregoi. Është gjynah ta zbulohet e vërteta e qiejve-tha.
Po të donte Zoti, do t’i shtronte shkallët deri te Dielli!
Ai që nuk beson, ka nevojë për fakte, tha dhe më uroi lansim të suksesshëm të raketës!
Nëse nuk kthehesh, tha, do të mbetesh ‘shehid kozmik’-s’ka ku shkon më sevap!
P.S. D-minor!