fbpx
Lajme

Super Eksluzive: Pranohet një qytetar, me konkurs, me kriter dhe pa të njofshëm në Universitetin “Kadri Zeka”

Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka”, ka zhvilluar procedurat e rregullta të rekrutimit për pozitën “Zyrtar Special për Monitorim të Situatës”.

Konkursi është shpallur me datë 25 shkurt 2019. Koha e nevojshme për aplikim ka qenë 15 ditë nga dita e shpalljes dhe publikimit në webfaqe.

Gjithsej për këtë pozitë kanë aplikuar 22 persona. Komisioni vlerësues këtë herë ishte i vendosur që të procedojë me procedurat e rekrutimit sipas ligjeve përkatëse. Këtë herë zyrtarët e Universitetit vendosmërisht ishin betuar se këtë proces do ta kalojnë pa interferime nga jashtë dhe konform Rregullores dhe Ligjit për Shërbyesit Civil. Ishte e pa besueshme, por e vërtetë.

Këtë herë, Komisioni përzgjedhës i Universitetit “Kadri Zeka”, vendosi që pyetjet nga testi me shkrim dhe testi me gojë të mos dhurohen para fillimit të testimit, respektivisht të intervistimit.

Nuk ishte e lehtë, por vendosmëria e Komisionit ishte shumë e madhe që këtë herë ta shkruajnë historinë. Gjithashtu, këtë herë poentimi nuk është bërë nga Rektori para fillimit të intervistës, por nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil të UKZ-së, pasi i ndëgjuan aplikantët.

Konform nenit 41 paragrafi 2, të Rregullores me nr 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, me datë 28 mars, kandidati i suksesshëm është shpallur Bajram Sadriu.

Rezultati është shpallur pasi janë marrë për bazë niveli i shkollimit, përvoja e punës, poentimi gjatë testit me shkrim dhe testit me gojë. Gjithçka ishte transparente.

Zyrtari Special për Monitorim të Situatës ka për detyrë të vëzhgojë çdo zyrtarë të Universitetit, përfshirë edhe personelin akademik, se me kënd po takohen, çka po flasin dhe kah po shkojnë. Zyrtari në fjalë do t’i raportojë direkt Rektorit dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Për çdo zbulim të ndonjë informatori të brendshëm, shpërblimi do të jetë pushim 7 ditor në Vjenë. Këtu përfshihen; puro pran liqenit, diskoteka, verë para shtatorës së Moxartit, notë në det, si dhe mëditja ditore. Këto do të kamuflohen si “Udhëtime në Konferencën për Ngritjen e Cilësisë nga programi HERAS”.

Pas shumë ndodhive në Universitetin “Kadri Zeka”, këtë herë zyrtari z. Bajram Sadriu e shkroi historinë, si zyrtari i vetëm i cili i pranua në punë duke respektuar në përpikmëri çdo kriter.

APRILILILILILILILILILILILILILILILILILILILILILILILILILILILILILI,
1 PRILLI more është…………………….

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close