fbpx
Lajme

Në 2019 aplikuan 2000 persona, motra e Vjosa Osmanit ishte punësuar si inspektore në ATK

2019:

Ilona Osmani- Mrasori, motra e Vjosa Osmanit ishte njëra ndër 20 personat të cilat ishin punësuar në konkursin e 2019 për inspektor tatimor në Administratën  Tatimore të Kosovës.

Ajo kishte arritur të mposhtë një garë shumë të fortë për të siguruar një vend pune në ATK. Në këtë konkurs kanë konkurruar afër 2,000 persona, ndërsa në test me shkrim janë ftuar 512 kandidatë që i kanë plotësu kushtet minimale të kërkuara në konkurs.

KALLXO.com i ka dërguar pyetje Osmani- Mrasorin, por ajo ende nuk është përgjigjur.

Ilona Osmanit është bashkëshortja e ish- rektorit të Universitetit të Pejës, Naser Mrasori.

Mrasori para se të bëhej rektor ishte këshilltar politik i ministrit Ramë Bujës, në Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverinë Thaçi.

Gjithashtu KALLXO.com ka tentuar të flasë edhe me Naser Mrasorin, por ai kur e ka dëgjuar pyetjen e bërë e ka mbyllur telefonin.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me znj. Vjosa Osmani.

E pyetur për punësimin e motrës së saj, Osmani tha se ajo ka konkurruar në shumë vende pune, “natyrisht që fakti që është motra ime është refuzu edhe me u intervistu”.

“Motra ime ka mbi 10 vite përvojë pune profesionale dhe menaxheriale dhe ka të përfunduar master që një kohë të gjatë. Vazhdimisht është diskriminuar edhe pse ka përmbushur kriteret dhe në shumicën e rasteve e mbi kualifikuar. Të tjerat besoj mund t’i konfirmoni me të”, tha Vjosa Osmani për KALLXO.com.

Ajo madje shtoi se nuk ka gisht në punësimin e motrës së saj.

“Përndryshe, është mirë ta dini që unë personalisht kurrë as nuk e kam njohur as nuk njoh askënd në ATK dhe s’kam asnjë lidhje të vetme në punësimet që bëhen aty. Besoj sqarimet mund t’i merrni nga vetë motra ime por do të ishte jo korrekte që mua të më përzini në një çështje në të cilën nuk kam asnjë lidhje të vetme”, tha Osmani tutje.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close