“Personi që bashkëpunon me shefin e BIA-s është Faik Imeri, thirret edhe në emrin e Albinit e Vjosës”
Dimiq, një nga udhëheqësit e lartë të BIA-s serbe, flet për dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një bisedë telefonike me një person shqiptar, i cili në këtë audio-incizim prezantohet si personit ‘X’ (Paparaci është në dijeni për identitetin e personit ‘X’).
“Biseda me shefin e BIA- së serbe për Kosovë, Bojan Dimiç në atë kohë është zhvilluar nga telefoni i një agjenti serb nga Kosova me emrin Faik Imeri”, ka treguar gazetari Milaim Zeka.
Gazetari Milaim Zeka madje ka treguar se ky person thirret edhe në emrin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
“Thirret edhe ne emrin e Albinit, madje edhe te Vjoses…!!!”, shkruan Milaim Zeka.
Faik Imeri, i cili e përdorë dhe keqpërdorë faqen e vëllaut të tij të ndjerë Haki Imeri është mbështetës i madh i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.