fbpx
Lajme

Planet e presidentit për t’i ndërruar zyrat, Hoti akuzon për rritje të shpenzimeve

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me planet e presidentit Thaçi për t’u zhvendosur në objektin e ish-komitetit. Hoti ka thënë se nuk mund të rritet komoditeti i zyrtarëve publikë në kurriz të shpenzimeve publike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se zhvendosja e Presidencës në këtë objekt, pa u bërë zgjidhje për vendosjen e punëtorëve të MKRS-së dhe MBPZHR-së, nënkupton rritje të shpenzimeve qeveritare për qira.

“Është e natyrshme që Presidenca të jetë e vendosur në një objekt më reprezentativ dhe më të përshtatshëm, siç është objekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë. Por, kjo duhet të ndodhë krahas ndërtimit të objektit ose gjetjes të zgjidhjes për akomodim të dy ministrive”, ka shkruar Hoti.

Gazeta Express ka raportuar të premten lidhur me zhvendosjen e Presidencës në këtë objekt dhe lejen e siguruar nga Komuna e Prishtinës për renovimin e këtij objekti.

Ndryshe, kërkesë për t’u zhvendosur në këtë objekt kishte bërë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Në Presidencë kishin konfirmuar ekzistencën e kërkesës e deponuar në Kryeministri në fillim të vitit 2014, por nga e cila pak kohë më vonë presidentja ishte tërhequr pas përllogaritjes së kostos për rinovimin e objektit. /Gazeta Express

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close