fbpx
Lajme

Policia e Prokuroria largojnë simpatizuesit e Nismës nga një qendër votimi në Banjë të Malishevës

Tre vëzhgues të Nismës për Kosovën në fshatin Banjë të Malishevës janë legjitimuar nga Policia jashtë rrethojës së oborrit të shkollës “Naim Frashëri” që është qendra më e madhe e votimit në këtë fshat.

Prokurori i shtetit, Ramiz Buzhala, tha për Kallxo.com se kanë marrë informatë se në qendrën e votimit në Banjë ka incidente.

“Erdhëm me prokurorin e Krimeve të Rënda, Agron Matjani. Paskan qenë tre vëzhgues të partisë Nisma që paskan mbajtë disa statistika për militantët e partisë që kanë votu. Gjithçka që po ndodh këtu është jashtë qendrës së votimit. Biseduam me këta, u shpërndanë“, tha prokurori Buzhala.

Tutje, prokurori tha se kanë biseduar me këta persona dhe se u kanë thënë atyre dhe kolegëve të tyre që të mos vijnë e të sillen këndej.

Ndërsa, lidhur me tensionet mes Nismës dhe PDK-së në Malishevë, prokurori tha se nuk kanë marrë asnjë ankesë, as nga Policia as nga partitë politike.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close