Lajme
Pozhari tallet me Nasim Haradinajn: Në Hagë paska qajt e këtu i thejke tavolinat
Analisti i cili është mbështetës publik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje vazhdimisht është marrë me emrin e Nasim Haradinajt. Ai edhe para dy ditësh, e pyeti zv.ministrin e drejtësisë se a do t’i verifikohet pasuria Nasim Haradinajt dhe e specifikojë me emër.
Dihet fakti që Qeveria Kurti e emëroi bashkëshorten e tij në një bord universitar.
Poashtu Xhevdet Pozhari në një status të tij ka shkruar se “Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione.Mbahu, burrë! Kalon edhe kjo…”.
Shumë komentues e kanë kritikuar ashpër këtë qasje të analistit Pozhari duke i treguar se cilat janë sakrificat e familjes së tij për lirinë të cilën e gëzojmë sot.