Presidentja kroate falënderon shqiptarët për ndihmë në luftën kundër Serbisë
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ka falënderuar shqiptarët në Kroaci për kontributin e tyre për atdheun e saj, në kohën kur Kroacia ishte në luftë me Serbinë.
Nga kjo deklaratë e saj, mediat në serbi mbeten të tronditura, duke i cilësuar këto deklarata “shokuese”.
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila ka qëndruar sot në Shqipëri, ka falënderuar komunitetin shqiptar në Kroaci për kontributin e tyre ndaj luftës së atdheut të saj me Serbinë.
Mediat në Serbi këtë deklaratë të saj e quajnë shokuese.
Në titullin e medias së Beogradit “B92”, shkruan “Kolinda shokon sërish: Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër në armë”.
“Ishim fjalë për fjalë vëllezër në armë, para se të bashkoheshim në NATO në vitin 2009. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe më besoni, Kroacia nuk do ta harrojë atë”, tha Grabar Kitaroviç.
Ajo ka thënë se Shqipëria ishte mike e Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë.
“Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe u jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”, tha Kitaroviç në një konferencë të përbashkët me presidentin Ilir Meta.