Prorektori i Universitetit të Gjilanit frikëson dhe mashtron studentët: “S’do t’u njihen diplomat” (Komunikimi /Foto)
Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, njëkohësisht Profesor i Juridikut në Universitetin “Kadri Zeka”, Dukagjin Leka manipulon dhe mashtron studentët.
Dhe ai këtë e bën vetëm e vetëm që të mos bëhet presion nga studentët për ndërperjen e grevës nga menaxhmenti i këtij universiteti publik, pas marrjes së akreditimit të disa programeve nga ana e Agjencisë së Akreditimit.
Gazeta Blic ka siguruar disa komunikime që prorektori në fjalë i ka bërë me studentët në grupe të mbyllura, ku ndër të tjera ai u thotë studentëve se diplomat e tyre nuk do t’u njihen, nëse agjencia e akreditimit nuk e tërheq vendimin e saj.
Mirëpo, të kundërtën e thotë legjislacioni në fuqi, sipas të cilit Agjencia e Akreditimit e ka të drejtën që të mos lejoj regjistrimin e studentëve në programet që suspendohen, por jo edhe të mos njihen diplomat e studentëve që janë regjistruar, në kohën kur kishin akreditim.
Në vazhdim Gazeta Blic ju sjell komunikimin e prorektorit Leka me disa studentë në një grup të mbyllur në rrjetet sociale:
Ndërkaq, ky është udhëzimi administrative, që e sqaron situatën kur i hiqet akreditimi ndonjë program.
Ndryshe, universitetet publike janë në grevë tash e sa ditë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Agjencisë së Akreditimit, që ka suspenduar hiq më pak se 47 programe të këtyre universiteteve.
Universitetit të Gjilanit i janë suspenduar 4 programe.