fbpx
Lajme

Kajtazi: Me videon e fundit VV e konsideron popullin budallë, kanë respekt për vitet 90′

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka goditur ashpër LVV-në dhe Qeverinë Kurti për videot propagandistike të publikuara vazhdimisht, e respektivisht për videon e publikuar dje për energjinë.

Ai në Rubikon, ka thënë se “Sivjet ka me qenë jeta e tmerrshme sa prej ftohtit, sa prej krizës ekonmike, sa prej asaj financiare, sa prej ajrit të ndotur. Propaganda e VV është pa shije, pa kryp, që nuk besoj që as ata analfabetë funksionalë që z. Kurti i ka cilësu atë kategori 45% për të cilët ka thanë që duhet me i manipulu këta, nuk besoj që e besojnë një propagandë të tillë. Sa më shumë që po bëjnë, këta a janë tu e ditë që po i bëjnë vetit dëm. Kjo videoja e tretë është si me konsideru popullin budallë, ka njerëz që lexojnë e që dijnë, ne po jetojmë në këtë vend, këtu është dashtë me përmend edhe pak atë ambasadorin Martin Berishajn i cili mënyrë krejt të dyshimt pranon pare prej kompanive serbe e të huaja të energjisë e ky pushtet e ka mbrojtë edhe i akuzojnë të tjerët që gjithcka që ka ndodhë është zi e terr, dmth unë po e shoh se këta më shumë kanë respekt për periudhën e viteve 90′ kur ky vend është shkatërru, komplet sistemi shoqëror, ekonomik e politik, se sa për këtë periudhën. Kurrë nuk flasin për atë pjesë, këta flasin për shkatërrim 20 vjecar të Kosovës, ndërsa Kosova ka qenë totalisht e shkatërrume kur ka përfunduar lufta“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close