Punësohet motra e deputetit të VV-së dhe motra e drejtoreshës së arsimit në Gjilan
Të paktën dy familjare të një deputeti të Vetëvendosjes dhe një familjare e drejtoreshës së arsimit në Komunën e Gjilanit kanë marrë kontrata pune në arsim. Gazeta Insajderi, ka siguruar listën e të punësuarve në konkursin e fundit të komunës që drejtohet nga Vetëvendosje dhe sjelle detaje.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka bërë publik vendimin për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozitat e punës: mësimdhënës klasor, edukatore, lëndë mjekësore, stomatologji, gjuhë angleze, gjuhë shqipe, kimi, matematikë, lëndë muzikore, piano, gjeografi, hisotri, dhe edukatë qytetare.
Tani më në Komunën e Gjilanit, njerëzit e favorizuar për vende pune në institucione publike, thuajse janë vetëm të Lëvizjes Vetvendosje.
Insajderi ju sjell detajet se si u punësuan familjarët e njerzëve në pushtet.
Në listën e kandidatëve të paranuar si mësimdhënës shkollash, siç merr vesh Gazeta Insajderi, figuron si e punësuar Miranda Aliu, gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetvendosje nga Gjilani, Luan Aliut.
Miranda Aliu, do ta jetë mësimdhënëse e Sociologjisë-Filozofisë, thuhet në vendimin e punësimit.
Nuk shkoi dhe shumë larg, gruas së deputetit i është punësuar edhe motra, Mimoza Alidema.
Ajo tashmë do ta ushtrojë pozitën e edukatores në shkollën fillore e mesme e Ulët “Abaz Ajeti “, në Gjilan. Ajo sipas vendimit do të jetë zëvendësim i mësimëdhënëses që është në pushimin e lehonisë.
Kujtojmë se deputetit Aliu, vitin e kaluar me datë 07/05/2021 i është emëruar dhe motra Shkurte Aliu në Bordin e Teatrit Kombëtar.
Aliu është po ashtu aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e vitit 2017 ishte edhe kandidate për deputete nga kjo parti.
Punësimet nuk ndaluan me kaq.
Gazeta Insajderi, mëson se drejtoresha e arsimit në këtë komunë, Selvete Sylejmani ka punësuar motrën e saj, Elfete Pajaziti si edukatore mbështetëse në insituticionin parashkollor “Integj”, në Gjilan.