fbpx
Lajme

“Punët s’po shkojnë sipas planifikimeve”, komunikimet e spiunit të BIA-s Bedri Shabani me kryeprokuroren, Kimberly West

Bedri Shabani, bashkë me Muharrem Qerimin, po akuzohen për veprën penale “Spiunazhi”. Ata akuzohen se i përcollën informata të ndjeshme Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (BIA) për shtetin e Kosovës në vazhdimësi. Shabani dhe Qerimi akuzohen, pos tjerash, se mblodhën informacione për ish-pjesëtarët e krerët e UÇK’së dhe tentuan ta krijonin një narrativë për një “Shtëpi të Verdhë” në Spitalin Ushtarak të UÇK’së në Mollopolc të Shtimes.

Për Bedri Shabanin, avokati i tij, Besnik Berisha, pati thënë se është edhe dëshmitar në Gjykatën Speciale. Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë s’e kishte komentuar fare këtë.

Spiunit të BIA-s serbe, Bedri Shabanit, i janë gjetur disa letra që ai ia kishte nisur Kryeprokurores së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Kimberly West.

Nga ky shenim vërtetohet se i pandehuri, i ka shkruar leter “Kryeprokurores se Gjykates Speciale” znj. Kimberly West, por se shkresa eshte e pergjysmuar. Megjithate, e njejta shkrese ndodhet edhe ne dosjen e marre nga shtepia e tij, ku përmes saj shpreh dyshimet per krime të kryera gjatë luftës së UÇK-së, dhe është i brengosur se punët nuk jane duke shkuar sipas planifikimeve dhe se (pandehuri Shabani), është i gatshem të bashkëpunoj me ta (Zyrën e Prokurorit Special)”, thuhet ndër të tjera në aktakuzë.

E nderuar zonja Kryeprokurore e Gjykatës Speciale, znj. Kimberly West. Ju lutem mos ndaloni, hetoni më shumë rreth Spitalit Ushtarak të Zonës se Nerodimes në Mollopolc”, thuhet në shënim që mban datën e 17 marsit të 2024-ës. Këtë letër me këtë përmbajtje ai ia kishte nisur kryeprokurores Kimberly West e cila është pasuese e Jack Smithit.

Tashmë është faktuar që Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me Serbinë dhe spiunët e saj për të ndërtuar aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close